Gjermania ndalon ISIL-in
Një kthesë e re është vendosur në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL), njoftoi qeveria gjermane të premten, më 12 shtator 2014, një ndalimi zyrtar për grupin, veprimtarinë e tij, dhe madje edhe simbolin e tij brenda shteteve të Evropës Perëndimore .
Organizata terroriste Shteti Islam është një kërcënim për sigurinë publike në Gjermani, ndërsa , Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, ka thënë se mbi 400 gjermanë janë bashkuar me ISIL-in në Irak dhe Siri dhe rreth 40 kanë vdekur, sipas Reuters.
Më shumë se 100 xhihadistë janë kthyer në Gjermani duke përfshirë edhe disa me përvojë luftarake të cilët kanë mësuar të urrejnë, tha ai.
Ne nuk e dimë se çfarë janë duke bërë ata, por ata mund të kryejnë sulme, tha Ministri i Brendëshëm Thomas De Maiziere.
Ky veprim gjerman përkon me nisjen e një fushate të gjerë të SHBA –ve kundër ISIL-it në Irak dhe Siri, njoftoi të mërkurën presidenti amerikan, Barack Obama.
Duke u bashkuar me fushatën, Gjermania vendosi një ndalim të menjëhershëm për gjithë propagandën e ISIL-it, simbolet dhe aktivitetet.
Ndalimi nuk është i pari kundër grupit militant nga qeveria gjermane.
Më parë, në muajin gusht, kancelarja Angela Merkel e ka thyer premtimin politik të pas luftës që të mos dërgoi armë në zonat e luftës dhe ka filluar të dërgojë armë dhe pajisje ushtarake kurdëve të Irakut për të luftuar militantët e ISIL-it.
Thomas De Maiziere deklaroi se përpjekjet e sigurisë nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar ISIL-in, duke vlerësuar udhëheqësit e komunitetit muslimanë që kanë qëndruar kundër organizatës barbare.
Ai i kërkoi, gjithashtu, prindërve, vëllezërve, motrave, fqinjëve dhe miqëve për të ndihmuar.
Gjermania ka popullsinë dytë më të madhe myslimane në Europë pas Francës, dhe feja Islame vjen e treta në Gjermani pas të krishterëve protestantë dhe katolikë.
Në Gjermani janë në mes 3.8 dhe 4.3 milion myslimanë, që përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë prej 82 milionë banorësh, sipas studimeve të komisioneve qeverise.
Militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët ka mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.