Kulturë

Mbi 4 milion pjesëmarrës në Programin Kur’anor

Programi Kur'anor  për vitin 2014 arriti në përfundim me një ceremoni të mbajtur në Teheran, ditën e diel, më 7 shtator 2014.

 

Programi u ndoq nga një numër i zyrtarëve Kur'anor, kulturorë dhe politikë.

 

Hassan Garousi, drejtor i agjencisë së lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), të TV Kur'anit, në një fjalim në ceremoninë e mbylljes tha se mbi 4 milion morën pjesë në Programin Kur’anor.

 

Programi ka paraqitur mësimin përmendësh të sureve të Kur'anit të Shenjtë,  tema e të cilit janë të lidhura me mënyren Islame të jetës.

 

Plani, programi, përfshinte kurse për mësimin përmendësh të sureve të caktuara,  si dhe ekzaminime për të përcaktuar se pjesëmarrësit sa kanë mësuar suret, ajetet, e Kur’anit dhe mësimet e Tij dhe konceptet.

 

Drejtori, Hassan Garousi, tha se plani ka tërhequr më shumë se 12 milionë pjesëmarrës gjatë tri viteve të fundit, e cila tregon suksesin e madh të Programit Kur'anor.

 

Ai shtoi se numri i pjesëmarrësve në kurset e programit të këtij viti ka treguar një rritje të pesë-fish në krahasim me vitin e kaluar.

 

Programi Kur'anor mbahet çdo vit në stinën e verë nga TV Kur'ani me qëllim të promovimit të mësimit përmendësh të Librit të Shenjtë, Kur’anit dhe përhapjen e Kulturës Kur'anore në shoqëri