İran

Hoxhallarët në Konferencë për Palestinën në Teheran

Një Konferencë Ndërkombëtare në mbështetje të lëvizjes palestineze të rezistencës do të sjellë prinjësit fetarë nga e gjithë Bota Islame së bashku në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

 

Konferenca do të mbahet më 9 -10 shtator 2014, me rreth 400 pjesëmarrës, ku do të diskutohet rezistenca e popullit palestinez kundër Izraelit.

 

200 prinjës fetarë myslimanë nga vende të ndryshme së bashku me 200 ekspertët iranianë kanë planifikuar të marrin pjesë në konferencë.

Unioni i Rezistencës së Prinjësve Fetarë do të vendosen në margjinat e konferencës.

 

Kryetari i Mexhlisit (Kuvendit) të Iranit, Ali Larixhani dhe Kryetar i Këshillit për Përshtatshmëri, Akbar Hashemi Rafsanxhani, janë planifikuar të mbajnë fjalime në hapje të konferencës.

 

Në vitet e fundit, koncepti i rezistencës ka tërhequr një pjesë të madhe të vëmendjes në të gjithë Botën Myslimane.

 

Ajo i referohet kryesisht kurajos dhe guximit të treguar nga populli i Palestinës, që janë përballuar me krimet e Izraelit për vite me rradhë.

 

E përkujtojmë me pikëllim brutalitetin e regjimit të Tel Avivit, ku më shumë se 2.000 palestinezë, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë më shumë se 490 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli filloi një ofensivë me 8 korrik 2014 në enklavën bregdetare me 1.8 milionë banorë.  

 

Mijra shtëpi në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar nga ofensiva izraelite.

 

Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut tha se 540,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza.