Shqipëri

Skandali i bankës së shtetit dhe vlera e lekut kundrejt euro-dollarit si zhytës të ekonomisë

Një tjetër skandal plasi në shtetin Shqiptar. Vjedhja e 7.1 milion dollarësh në Bankën e Shtetit. Parate e popullit shqiptar të cilët punuan një jetë të tërë, madje disa sakrifikuan edhe u flijuan që Thesari i Shtetit të mbushej me para me anë të taksave të pakuptimta edhe absurde. Një misjon i pamundur për politikën shqiptare të identifikojë autorët që i dhanë fund parave të popullit duke boshuar thesarin. Një akt papërgjegjshmërie. Një akt që kurrë nuk ju gjet një fajtor. U alarmua situata. U alarmuan njerëzit, madje edhe Europa, por vetëm kaq. U mundua të mos kishte një ndëshkim, por populli vendosi të mos heshtë. Ata firmosën për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Ardjan Fullani si i vetmi përgjegjës për vjedhjen e 1.7 milion dollarëve nga Thesari i Shtetit. Një arrestim që nuk e priste askush, një arrestim surprizë pas dredhive për situatë normale, neutralizim të politikës dhe dizinteresin e Amerikës në lidhje me Fullanin. Shumë qartë u dëgjua fjalimi i Ambasadorit amerikan në Tiranë z.Aleksandër Arvizu i cili u shpreh se kjo situatë ishte një kolaps për vendin edhe se dorëheqja e Guvernatorit nuk ishte fakt urgjent. Këtë fjalim edhe prenoncim pasi pati një takim me Guvernatorin Fullani me dyer të mbyllura, fill pas shpalljes së skandalit të parave. E gjithë Shqipëria në këmbë sapo lajmi mori dhenë. Gjithë vendi protestuan dhe firmosën dorëheqjen e Guvernatorit edhe kabinetit të tij. Pas arrestimit të papritur të Guvernatorit Fullani edhe inspektores së Bankës, Kryeministri Edi Rama u mjaftua me një konferencë ku deklaroi se Qeveria do të propozojë ndryshim të rregullores së Bankës duke i shpallur edhe pavarësinë nga politika.

 

Duhet të theksojmë se, nga  akuza Historike, Mbreti Zog u fajësua se vodhi Thesarin e Shtetit kur vendosi të trradhëtonte Shqipërinë pasi plasi pushtimi fashist në vend. Ja vlen të kujtojmë vjedhjen e thesarit të shtetit në vitin 1992 kur ra pushteti Komunist. Vjedhja që ju bë  qindra shqiptarëve me fajdet e Firmave Piramidale si Gjallica, etj. Një periudhë dekadash vjedhjesh bonusesh dhe thesaresh duke ikur pa asnjë përgjigje se kush i merr gjithë këto para gjatë këtyre viteve. Ku shkojnë? Në xhepat e kujt? Përse asnjëherë nuk ka një fajtor? Qeveria mendon se me arrestimin e Fullanit do të sjellë sërisht mbrapsht paratë e popullit?

 

 

Ky emancipim është i gabuar që në momentin që historia mbyllet me një arrestim pa kuptim dhe pa realizim rezultati. Nuk mjafton arrestimi. Populli do lekët prapa. Të mos përmendim këtu paratë e donatorëve apo sponsorave të projekteve të shumta që operojnë në Shqipëri. Projekte që ju bë një reklamë e madhe, por realizimi i të cilave nuk u pa kurrë. Ku shkuan ato lek? Kush i mori? Sërisht një vjedhje parash pa fajtor. Nuk është cështja vetëm tek vjedhja e Bankës së Shteit, madje kjo është një vjedhje e vogël kundrejtë  atyre  të mëdhave  që janë fondet e projekteve të huaja në vend. Projekte që investuan, por kurrë nuk u realizuan në Shqipëri.

 

Taksa pa fund. Cmime në stratosferë. Cmime banesash dhe apartamentesh sikurse po i blen në Dubai. Cmime trregu tepër të larta sikurse je duke u ushqyer në Hollandë. Plazhe të shtrrenjta sikurse  je duke bërë pushime në Bora Bora apo Antalya.  Jetë e shtrrenjtë me një ekonomi të dobët të Botës së Tretë ku qeraja llogaritet 300 euro në muaj dhe rroga mesatare 250 euro në muaj. Një vend ku jeta është lluksoze sikurse në Europë por njerëzit mbajnë frymën me punë mesatare herë-herë pa rrogë (gjoja në provë) dhe here-herë pagesa minimale 150 deri në 200 mijë lekë në muaj, para e pamjaftueshme për një jetesë normale në një shtet të varfër, por me shumë kërkesa edhe naze të thuash se je në Francë apo Zvicër.

 

Një shtet i cili vlerëson Lekun e tij kundrejt Euro-Dollarit. Një vlerësim i pallogjikshëmi i cili ofendon Europën edhe Amerikën, duke i konsideruar si para të vlerës së vogël, madje duke e barazuar ndonjëherë. Shqipëria është vend shumë i varfër dhe zhvlerësimi  Lekut kundrejt Euro-Dollarit do ti jepte fitime të mëdha shqiptarëve. Me punën që ata bëjnë në emigrim dhe me paratë që fitojnë, nëse Dollari do të kishte vlerën e dyfishit të Lekut,  Shqipëria do të bënte një avantazh ekonomik duke dyfishuar sasinë e kursimeve në depozitat bankare,, në këtë mënyrë, edhe populli kursen dicka nga rroga që merr në emigrim në Euro apo Dollar, por edhe Bankat korrin sukses duke sjellë sa më shumë oferta për depozituesit apo klientët e tyre.

Në momentin që këto dy para e kanë vlerën e vogel dhe/ose baraz me Lekun tonë, atëhere rritja është ose me qërqindje të vogël, ose nuk ka fare rritje për shkak të barazvlefshmërisë së Lekut kundrejt Dollarit i cili këmbehet po me koinficientin (1).

 

E pra, një zhurmë e madhe për një histori të vjetër dhe të thellë. Nuk u vodh Banka e Shqipërisë, por u bë një vjedhje e vogël sy për sy kundrejt atyre që janë bërë në Dekada prapa syve. Shtet i varfër me një Lek të shtrrenjtë edhe me super vlerë të panevojshme kundrejtë lekëve më të fuqishme në botë si Euro-Dollari. Ndërkohë në Turqi Dollari këmbehej me dyfishin e New Turkish Lira, në Shqipëri Dollari ka vlerë të barabartë me Lekun duke e zhvlerësuar këtë lek në sytë e Shqiptarëve. Madje-madje Leku mbart një vlerë aq të madhe kundrejt New Turkish Lirës së Stanbollit Europian supermoderrn duke e bërë këtë lek të pavlefshëm fare në vendin tonë, madje të papranueshëm. Një llogjikë  e cila lë prapa popullin shqiptar në kursime duke i zhvlerësuar punën e tyre në  emigrim, ndërkohë në Turqi lindte më tepër dëshira të paguheshe në Dollar sesa në Turkish Lira për arsye se përktheje dyfishin e vlerës dhe fitimet ishin të këndëshme. Kjo sillte, më pas, një jetesë normale dhe një ekonomi trregu të rregullt në rritje. Këto arsye më sipër, janë klecka përse vendi ynë nuk njeh evolucion si shumë shtete të tjera të mëdha të Europës. Kur Shqipëria të rrisë rrogat normale 350.000 lekë në muaj, njerëzit të jenë punësuar me punë kontrate të rrregullt dhe pa asnjë të papunë, të hiqet dorë nga vjedhjet e fondeve për të zhvilluar Urbanistikën, të ulen Taksat straosferike,  Te zhvlerësohet vlera e Lekut kundrej lekëve të fuqishëm, të realizohen Reformat Territoriale edhe Socjale, atëhere vendi ynë mund të meritojë një të drejtë për të hyrë në Bashkimin Europian apo më e pakëta të quhet një vend i plotësuar Europian në zhvillim e sipër.