Udhëheqësit myslimanë britanikë thonë se është 'haram' për t'u bashkuar me Shtetit Islamik (IS).
Udhëheqësit myslimanë në Britani kanë lëshuar një fetva (dekret fetar) që dënon Shtetit Islam (IS), duke shtuar se britanikët që nisen për të luftuar me grupin militant tradhtojnë shoqëritë e tyre.
Sunday Times raportoi se autor i Fetvasë është Shejh Usama Hasan, një ish-imam nga Londra lindore.
Fetvaja, mbështetur nga gjashtë dijetarë të lartë islam në të gjithë vendin, thotë se është fetarisht e ndaluar (haram) për të mbështetur ose PËR t’u bashkuarme Shtetin Islamik (IS).
Fetvaja thekson se edhe pse myslimanët kanë detyrim moral për të ndihmuar popullin sirian dhe irakian, ata duhet ta bëjnë këtë , pa tradhtuar shoqëritë e tyre.
Në muajin korrik, predikuesit, hoxhallarët myslimanë britanikë kanë dënuar fuqishëm në një video online që synon frenimin e muslimanëve të rinj britanikë për të luftimet në Irak dhe Siri.
Kryeministri David Cameron paraqiti masa të ashpra kundër të militantëve të dyshuar të hënën, pasi Britania e ngriti vlerësimin e rrezikut të sigurisë në një nivel ku një sulm mendohet shumë i mundshëm.
Mediat britanike raportuan se masat mund të përfshijnë një ndalim të përkohshëm për britanikë e dyshuar që kanë luftuar në Siri dhe Irak, kur të kthehen në shtëpi.
Britania e ngriti nivelin e rrezikut kërcënues të terrorit të rëndë të premten për shkak të frikës rreth gjendjes në Irak dhe Siri. Ky veprim, që do të thotë se një sulm konsiderohet si shumë i mundshëm, erdhi pas vrasjes së gazetarit amerikan James Foley, me sa duket nga një njeri me një theks anglisht i cili i përkiste Shtetit Islam,( I.S.)
Burimi: Al Arabiya News