Anglia

“Sulmi ndaj George Galloway-tështë një sulm ndaj të gjithë disidentëve”

Anëtarë të elitës së politikës dhe medias në Britani nuk kanë shfaqur reagimin e duhur ndaj sulmit brutal në rrugë kundër 60-vjeçarit pro-palestinez, deputetit britanik George Galloway, e as nuk e kanë dëuar në mënyrë unanime sulmit, i cili bëri që Galloway të përfundonte në spital.

Kjo tregon për llojin e vendit qëështë bërë Britania dhe si është gerryer demokracia dhe liria jonë e të shprehurit dhe e të menduarit në lidhje me politikën e jashtme.

Imagjinoni sikur viktimë e sulmit të mos kishte qënëGeorge Galloway, por një deputet 60-vjeçar, mbështetës i fuqishëm i shtetit të Izraelit. Imagjinoni sikur sulmuesi i dyshuar të kishte qënë një britanik pro-palestinez i veshur me bluzën e Hamasit. Imagjinoni edhe sikur sulmuesi i dyshuar të kishte sulmuar deputetin online në Facebook e të kishte shkruar “Do t’ia prisja fytin vet.”

 

Jemi të sigurtë se sulmi në këtë rast do të kishte qënë në faqet e para të gazetave për ditë më rradhë. Gjithashtu do të kishte qënë tema kryesore e kanaleve televizive perëndimore të lajmeve. Kryeministri David Cameron, zëvendëskryeministri dhe lideri i Lib Dems Nick Clegg dhe lideri i laburistëve Ed Miliband do të kishin dalë mënjëherë për të dënuar sulmin. Deputetët e të gjitha partive do të nxitonin për të dërguar urimet e tyre deputetit, dhe të shqetësuar do të kishin bërë publik zemërimin e tyre.

Nëse do të dilte se sulmuesi ishte jo vetëm një pro-palestinez, por gjithashtu musliman, atëherë jemi të sigurtë se sulmi do të ishte klasifikuar si një “sulm terrorist.” Udhëheqësit muslimanë do të viheshin nën presion për të dënuar sulmin. Ndërsa neokonët do të na thoshin se muslimanët britanikë me dy-kombësi duhet të bëjnë një betim për besnikëri ndaj kurores, ose të përballen me humbjen e pasaportave të tyre.

Po nëse do të dilte se mbështetësit pro-palestinez të lidhur me sulmuesin musliman do të kishin hapur një fond për mbledhje parash për shpenzimet e tij ligjore, e në vetëm tre ditë të kishin mbledhur 4,500 dollarë?Imagjinoni vrerin ndaj lëvizjes pro-palestineze nëse sulmuesi i dyshuar do të ishte përshëndetur si dikush që “u ngrit për popullin musliman.”

 

Për fatin e mirë të elitës politike dhe medias britanike, sulmi që ndodhi javën e kaluar nuk ishte ndaj një deputeti pro-izraelit nga një musliman pro-palestinez, por ishte ndaj një deputeti pro-palesinez, nga një sulmues i dyshuar, i deklaruar si sionist dhe i vetëshpalluar çifut, i cili mbante veshur një bluzë të Forcave Izraelite të Mbrojtjes.

Është e nevojshme të shohim atë që ndodhi kur deputetia Caroline Lucas, liderja e Green Party, shkruajti në twitter duke dënuar sulmin më datë2 shtator. Amy Wyatt i ka dërgur një tweet Lucas me një link me pjesën të cilën e përmenda më lart nga Jessica Purkins për Middle East Monitor. “Oh, me sa duke nuk do të votokam më për Green Party,” shkruajti Wyatt.

Lucas ia ktheu, “Sulmi ndaj George Galloway-t ishte i poshtër dhe tronditës – duke i uruar atij një shërim të shpejtë.”

Jam i sigurtë se shumë deputetë dhe gazetarë nuk arritën të shkruajnë në twittër apo të shprehin në publik solidaritetin e tyre me Galloway-n, sepse kishin frikë mos akuzoheshin si “mbështetës të Galloway-t,” siç ishtë Lucas – bashkë me kritikat e ashpra që do të vinin si pasojë e kësaj.

Raportimi i sulmit gjithashtu ka qënë dizinformues. Lajmi u fsheh poshtë edicioneve të lajmeve. BBC-ja e përshkruajti Galloway si “kontrovers” – një epitet, të cilin ata nuk e përdorin për të përshkruar detutetët luftënxitës, të cilët na thanë se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë – një gënjeshtër e egër, e cila çoi në luftë dhe si pasojë në humbjen e 1 milion jetëve.

“Një përdorim veçanërisht i shëmtuar i fjalës “kontrovers”, duke parë kontekstin. A është Galloway më kontrovers se Blair, Cameron, Obama, i cili bombardon, pushton dhe vret?” – pyeti David Edwards i organizatës për monitorimin e mediave.

 

Në të vërtetë, nëse shikojmë në thellësi, nuk ka asgjë kontroverse te politika e George Galloway-t. Etiketimi i tij në këtë mënyrë na tregon se si politika britanike i është nënshtruar neokonëve/neoliberalëve të djathtë në tridhjetë apo dyzet vitet e fundit. Ky sulm shpjegon pse reagimi i elitës ndaj sulmit të Galloway-t ka qënë kaq i heshtur. Galloway mund të përshkruhet më shumë si një socialist laburist i vjetër. Ai kombinon në mënyrë të qartë pikëpamjen anti-imperialiste rreth politikës së jashtme me mbështetjen ndaj politikave ekonomike socialiste, si prona publike. Gjithashtu ai ka një besim të palëkundur kundër racizmit, me të gjitha format e tij.

 

Deputetët me pikëpamjet e Galloway-t ishin të zakonshëm në vitet ’60, ’70 dhe ’80, por janë shumë të rralë në parlament sot. Laburistët e rinj blerianë synojnë të heqin nga partia të gjithë socialistët e vërtetë si Galloway e t’i zëvendësojnë me klonë pro-ShBA, pro-Izrael. Nuk ka ndryshuar George Galloway, por partia, ku dikur ishte një anëtar i nderuar.

Deputetët që kritikonin fort sionizmin si Galloway ishin gjithashtu më të zakonshëm tridhjetë apo dyzet vite më parë, si nga qëndra e majtë dhe e djathtë. Mund të kujtojmë të mrekullueshmin Sir Ian Gilmore, një konservator i “One Nation”, i cili ishte një mbështetës i vendosur i kauzës palestineze.

Që nga koha e Gilmorit, atlantizmi dhe sionizmi  në politikën tonëështë intensifikuar. Është deklaruar se 80 për qind e deputetëve konservativë, përfshirë shumë prej anëtarëve të kabinetit janë anëtarë të Miqve të Izraelit.

Ndërkohë, lideri i laburistëve, Ed Miliband mbajti një fjalim këtë vit në drekën e përvitshme të Miqve Laburistë të Izraelit. Ai tha: “Jam krenar që jam një mbështetës i Miqve Laburistë të Izraelit.”

Shfaqja e mbështetjes ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe Izraelit është thelbësore për çdo anëtarët ambicioz të klasës politike britanike që aspiron të mbajë poste të larta zyrtare.

Ata që nuk ndjekin të njëjtën linjë në politikën e jashtë, si George Galloway, përndiqen si heretikë dhe portretizohen si “ekstremistë fanatikë,” edhe pse pikëpamjet e tyre kundër luftës janë më afër linjës së popullit se sa persekutorëve të tyre.

NëBritani ka dalë një kartianizëm i ri, i projektuar për të shtypur disidentët në një vend, i cili dikur ishte krenar dhe justikikohej me lirinë e fjalës. Këta neokonë dhe sionistë të majtë kartianist e kanë vendosur veten si “censurues”, për atë që mund, apo nuk mund të thuhet nga politikanët dhe analistët e mediave. Qëllimi i tyre është të kufizojnë debatin e lirë e të hapur në lidhje me politikën e jashtme britanike dhe të “margjinalizojnë” ata që guxojnë t’i kundërvihen.

Më një arrogancë të pabesueshme ata mundohen të na tregojnë se cilat kanale televizive të reja duhet apo nuk duhet t’i shohim (sigurisht RT, për shkak se i jep Georg Galloway-t rregullisht një mundësi, si dhe zera të tjerë disidentë perëndimorë. Është një “JO” përfundimtare). Ata gjithashtu na tregojnë se kujt duhet apo nuk duhet t’i bëjmë ripostim në twitter, apo t’i shpëndajmë një link.

Ata vendosin se kush duhet apo nuk duhet të përshkruhet si “ekspert.” Ata gjithashtu e caktojnë veten si arbitra se kush duhet apo nuk duhet të dalë në mediat kryesore.

Për këta derëtarë të vetemëruar nuk ka problem nëse e kritikon pak Izraelin, mjafton që në kritikë të përfshish edhe kritikat e ashpra ndaj Hamasit. Por nuk është e pranueshme të bëhet thirrje për bojtkotim ndaj këtij vendi, ashtu siç bëri Galloway.

Galloway demonizohet sepse ai nuk i ka pranuar, si disa deputetë të tjerë më pak të guximshëm, këto parametra artificiale të imponuara në lidhje me atë që mund apo nuk mund të themi.

Këto sulme ndaj George Galloway-t nuk janë sulme vetëm kundër demokracisë britanike, por ndaj të drejtës sonë për të shprehur mendime të cilat këta neokonë sionistë nuk i pranojnë. Parametrat bëhet më të ngushtëçdo vit. Siç ka theksuar në artikullin e tij veterani i luftës dhe gazetari dhe reporteri John Pilger: “Kthimi i Geroge Orwellit dhe luftës së Big Brother-it në Palestinë, Ukrainë dhe e vërteta.”

Në politikë, ashtu si në gazetari dhe art, duket se disidentët që dikur toleroheshin, janë tërhequr në disidencë: njënëntokë në mënyrë metaforike. Kur kam filluar karrierën në Flotën Britanike në vitete 1960, ishte e pranueshme të kritikoje fuqitë perëndimore si një forcë grabitqare. Lëxo raportimet e James Cameron rreth shpërthimit të bombës me hidrogjen në Bikini Atoll, luftën barbarike në Kore dhe bombardimin amerikan të Vietnamit Verior. Iluzioni i madh i botës së sotme, është një epokë e informacionit, kur në të vërtetë ne jetojmë në një epokë të medias, ku propaganda e korporatave është e pandërprerë, e fshehur, ngjitëse, efektive dhe liberale.

 

Javën e kaluar pati një përpjekjebrutale fizike për të mbyllur gojën e një prej zërave të disidentëve të profilit më të lartë në Britani. Por duhet të theksojmë gjithashtu edhe mënyrën tjetër që kartianistët e rinj mundohen të përdorin për t’i mbyllur gojen, për të frikësuar dhe për të shkaktuar shqetësim për zerat disidentë.

 

Ka një ngacmim të pafund. Gënjeshtrat dhe shqifjet e postuara online, të projektuara për të shkatërryar reputacionin e individit (në rastin e Galloway-t shpifja me e rëndë ka qënë se ky veteran luftëtar anti-racist është “anti-semit”). Fushatë për vrasjen e karakterit,smirë dhe denigrim. Redaktimi qellimkeq i Wikipedias për ta treguar subjektin nën një dritë të keqe. Qortimi i atyre që bëjnë gabimin e ripostimit të twitterave apo që citojnë punën apo artikujt e përsonave problematikë. Miratimi i identiteteve të rremë për të dërguar me postë elektronike “stilolapsa me helm” për punëdhënësin e individit të shënjestruar. Diçka e tillë më ka ndodhur mua pasi e rishikova në mënyrë kritike një libër pro-luftës në Irak në vitin 2005. Kur neokonët sionistë në mënyrë të heshtur vazhdojnë me ngacmimet e tyre, ka shumë pak, ose aspak mbulim mediatik. Por, kur pro-palestinezët në internet shkojnë shumë larg, është njëçështje tjetër. Javën e kaluar te Sunday Telegraph, një opinionist i fiksuar anti-Izraelit shkruajti rreth eksperiencës së tij: “Ne nuk lexojmë shumërreth numrit të madh të të fiksuarve pro-izraelitë, pasi nuk përputhet me narrativen zyrtare, ku njëra anëështë gjithmonë viktima e abuzmit e asnjëherë dhunuesi.

Ju mbase keni menduar dhe shpresuar se në një vend që e quan veten demokraci, të gjitha sulmet kundër figurave publike, apo të gjitha sulmet fizike kundër kujtdo për shkak të pikëpamjeve të tij politike, do të denoheshin njësoj. Nuk duhet të ishte nevoja të thuhej se sulmi ndaj një deputeti që kritikon Izraelin duhet të denohej njësoj si sulmi ndaj një deputeti që mbështet Izraelin. Por ngjarjet e kësaj jave na kanë treguar edhe njëherë se disa viktima janë më të barabarta se disa të tjera. Heshtja e turpshme që rrethon sulmin kundër George Galloway-t duhet të shqetësojë thellësisht çdo përson që sinqerish shqetësohen për demokracinë dhe lirinë e fjalës në Britani. Për ta përmbyllur, ky nuk ishte një sulm vetëm ndaj një deputeti, por, ishte një sulm ndaj të gjithë atyrë që guxojnë të shprehin opinione, të cilat neokonët dhe sionistët nuk i miratojnë.