Kulturë

Xhamitë janë qendra për ndërtimin e qytetërimit islamik

Ajetullah Araki tha: “Ne duhet të kuptojmë se xhamitë janë qendra për ndërtimin e qytetërimit islam, për shkak se ato janë selia e shërbyesëve të drejtë të Zotit, dhe vendi më i mirë për të edukuar komunitetin 

 

Ajetullah Muhsin Araki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam, foli në ceremoninë e shënimit Ditës Ndërkombëtare të Xhamisë mbajtur në Kullën Milad të Teheranit më 1 shtator 2014.

 

Ajetullah Araki theksoi nevojën për të kujdes, vëmendje, për xhami, duke thënë se të gjitha departamentet dhe institucionet e lidhura me xhamitë duhet të vlerësohen dhe projektet e ndërtimit të  xhamive  duhet të vlerësohen nga afër. Ai,  gjithashtu, vuri në dukje rëndësinë e rolit të xhamive në arkitekturën urbane, duke thënë se të gjitha fushat publike duhet të jenë të lidhur me xhamitë. Zhvilluesit e urbanistikes  duhet të kenë parasysh rolin e xhamive, xhamitë duhet të jenë në konsideratë kur planifikohet një qytet.

 

Në lidhje me kushtet specifike të cilat ekzistojnë në botën tonë, Ajetullah Araki deklaroi: Armiqtë kërkojnë përçarje midis feve të ndryshme duke nxitur sektarizëm, dhe ne kemi qenë dëshmitarë në fushatën fanatike të zhvilluar nga entiteti sionist në Rripin e Gazës, i cili edhe xhamitë i sulmonte atje. Këto veprime të regjimit pushtues sionist kundër popullit palestinez përfaqësojnë armiqësi të rëndë në Islam.

 

Ajetullah Araki uroi të gjithë myslimanët në Ditën Ndërkombëtare të Xhamisë, e cila përkujtohet, në përpjekjen për të shkatërruar Xhaminë e Jeruzalemit, al-Akqsa, nga një terrorist i krishterë, i cili më 21 gusht, 1969, vendosi të digjte xhaminë. Zjarri e dogji, e shkatërroi anën jug-lindore të Xhamisë, e njohur si Haram al-Sharif.

 

Organizata e Konferencës Islamike (OIC) e ka caktuar këtë ditë si Dita Ndërkombëtare e Xhamisë për të forcuar solidaritetin me palestinezët.

 

Ajetullah Araki deklaroi se Xhamia al-Aksa është Xhami e Shenjtë,  veçanërisht, për shkak se ajo është një nga xhamitë e para të ndërtuara dhe është përgatitur për Udhëheqjen e Bashkësisë Islame, duke thënë:

“Ne duhet të kuptojmë se xhamitë janë qendra për ndërtimin e Qytetërimit Islam, për shkak se ato janë selia e shërbyesve të drejtë të Zotit, dhe vendi më i mirë për të edukuar komunitetin dhe të përgatisë të rinjtë që të kuptojnë se xhamitë janë vend i meditimit dhe pastërtisë.”