İran

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përgëzon Iranin për përpjekjet pro-Islame

 Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) përgëzoi Iranin për zhvillimin e një partneriteti për të ndihmuar për të zgjidhur problemet e Botës Islamike.

 

Në një takim me Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Iranit për çështjet arabe dhe afrikane, Hussein Amir-Abdullahian në qytetin saudit  Xhiddah, të mërkurën, Ijad Amin Madani përgëzoi, admiroi, partneritetin aktiv të Iranit me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në përpjekjet e saj për të zgjidhur problemet e vazhdueshme në të gjithë Botën Myslimane.

 

Të dy palët diskutuan edhe sfidat e mëdha që Bota Islame po përballet, të tilla si eskalimin e ekstremizmit dhe ofensivën e fundit izraelite kundër popullit të Gazës.

 

 Për më tepër, ata nënvizuan nevojën për ruajtjen e unitetit në mesin e myslimanëve, në një përpjekje për t’u kundërvënë komplote përçarëse dhe për vazhdimin e ndërveprimit në mes Iranit dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të penguar komplotet e thurrura nga armiqtë e Islamit.

 

Organizata e Bashkëpunimit Islamik  është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara e cila ka të anëtarësuar 57 shtete të shpërndarë në katër kontinente.

 

Organizata është zëri kolektiv i Botës Muslimane dhe përpiqet për të mbrojtur interesat e Botës Islame në frymën e promovimit të paqes dhe harmonisë ndërkombëtare në mesin e njerëzve të ndryshëm të botës.