Kulturë

Muhammed emri më i popullarizuar në Oslo

Xhamia e Teuhidit në Huakato, Oslo, Norvegji
Xhamia e Teuhidit në Huakato, Oslo, Norvegji

Emri për katër vjet rresht ka qenë në krye të listës së emrave për fëmijë në Oslo, por kjo është hera e parë që Muhamedi kryeson listën e emrit për meshkuj.

 

Një numërim i ri i popullsisë në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, ka zbuluar se Muhammed, emri i Profetit të Islamit, është emri më i popullarizuar, për herë të parë, në historinë e kryeqytetit Evropian.

 

Është shumë emocionuese, tha  The Local no. Jørgen Ouren i Statistikave Norvegjeze, (Statistisk Sentralbyrå - SSB), të enjten, më 28 Gusht 2014.

 

Anketa është bërë nga Byroja Qendrore e Statistikave ((Statistisk Sentralbyrå - SSB), për emrat meshkuj në Oslo.

 

Rezultatet zbuluan se 4.801 djem e kanë emrin Muhamed.

 

Prandaj, Muhamedi  e ka kaluar emrin Jan (4.667) dhe Per (4.155).

Emri Muhamed për katër vjet rresht ishte në pjesën e epërme të listës së emrave për fëmijë në Oslo, por kjo është hera e parë që Muhamedi del në krye të listës si emri më i popullarizuar për meshkuj në Oslo.

 

Rezultate të ngjashme janë zbuluar edhe në Britani, sipas statistikave del se emri Muhammed, është në krye të listës së emrave për fëmijë.

Vlerësimet treguan se emri musliman është në Londër emri më multi-kulturori dhe në Midlandsin Perëndimor, ndërsa Oliver doli në krye në Jug-Lindje, në Jug-Perëndim dhe Wales.  

 

Vlerësohet se në Norvegji janë 150.000 muslimanë, kryesisht me prejardhje nga Pakistani, Somalia, Maroko.  

 

Në këtë vend evropian, në Norvegji, janë afër 90 Organizata Muslimane dhe Qendra Islame.