1.3 milion myslimanë nisen për në Haxhillëk
Më shumë se 1.3 milionë haxhinj pritet të kryejnë haxhillëkun këtë vit, sipas Ministrisë së Haxhit. Shtetet e Azisë Jugore do të dërgojnë kontingjentin më të madh, 410.000 haxhinj, pastaj janë shtetet arabe me 250.000 haxhinj.
Rreth 228.000 haxhinj do të vijnë nga vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë Indonezinë dhe Malajzinë, ndërsa Turqia dhe shtetet evropiane do të dërgojë 190.000 haxhinj, nga shtetet afrikane, jo-arabë, vijnë 170.000 dhe nga Republika Islamike e Iranit 63.000 haxhinj.
Saad Al-Kurashi, një anëtar i Komitetit Kombëtar për Haxh dhe Umre, tha se rreth 150.000 haxhin janë të brendshëm, duke përfshirë emigrantët, që do të kryejnë haxhillëkun këtë vit. Në mesin e tyre 41.000 do të përfitojnë nga çmimi më i ulët i shërbimeve të haxhit”, tha ai për Arab News.
Organizata Tavafa për Azinë Jugore, e cila kujdeset për haxhinjt nga India, Pakistani dhe Bangladeshi, zhvilluan një takim të nivelit të lartë dy ditë më parë për të shqyrtuar përgatitjet për haxhillëkun vjetor.
Raafat Badr, kryetar i organizatës, kërkoi nga kryetarët e 115 grupeve të shërbimeve në terren për të zgjeruar shërbimet më të mira të mundshme për besimtarë e Allahut për t’i ndihmuar ata që t’i kryejnë detyrat e tyre fetare në rehati.
Ministria e Haxhit, ndërkohë, hodhi poshtë raportet se qeveria do të ndihmohet nga kompanitë e huaja të sigurisë për të menaxhuar haxhillëkun vjetor, tubimin më të madh të muslimanëve në botë.
Këto janë vetëm thashetheme. Nuk ka nevojë për ndihmën e kompanive të huaja të sigurisë siç është raportuar nga disa media, tha një burim i Ministrisë së Brendshme, sipas gazetës së përditshme, Ashark Al-Eusat, në gjuhën arabe.
Një zyrtar i Ministrisë së Haxhit theksoi se Mbretëria e Arabisë Saudite do të punësojë vetëm kompanitë saudite për të menaxhuar çështjet e haxhit.
Të gjitha kompanitë që do të merren me çështjet e haxhillëkut janë në 100 për qind nga Arabia Saudite, tha Hatim Kadi, zëvendës Ministër i Haxhit, duke shtuar se kompanitë që ofrojnë shërbimet e sigurisë janë të licencuara nga Ministria e Brendshme.
Disa njoftime të medieve të huaja deklaruan se Ministria e Haxhit ka planifikuar për të emëruar një kompani që bashkëpunon me Izraelin për të ofruar disa shërbime. Raporti i referohej kompanisë Al-Maxhal, e cila është një kompani saudite e licencuar nga Ministria e Tregtisë e Arabisë Saudite 33 vjet më parë, tha gazeta e përditshme Arabic Daily.
Muhammed Al-Othaim, një ekspert i mediave, tha se raportet e tilla të rremë kanë për qëllim prishjen e imazhit të Mbretërisë Saudite dhe për të krijuar konfuzion në mesin e hanxhinjve.
Ata i kanë përhapur këto informata të rreme nëpërmjet mediave sociale, duke përfshirë Facebookun dhe Twitterin duke përdorur emra të rreme, theksoi ai.
Burimi: Arab News