New York Times: ISIL-i financohet nga shtetet e Gjirit, infiltrohet i ndihmuar nga Turqia
I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë organizatë terroriste, e quajtur gjithashtu si ISIL, po merr fonde nga donatorët në Kuvajt dhe Katar, shkruan gazeta e përditshme New York Times në editorialin e së hënës.
E përditshmja amerikane theksoi se Arabia Saudite i ka dërguar armë opozitës siriane pa u brengosur nëse disa prej tyre do të arrijnë në duart e organizatës terroriste, duke shtuar dhe rolin e luajtur nga Turqia për të lejuar organizatën për të kaluar me luftëtarë dhe armë.
New York Times theksoi se e gjithë kjo duhet të ndalet, duke deklaruar se përgjigje e nevojshme për ISIL-in nuk mund të zhvillohet vetem nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa përfshirjen e vendeve myslimane, duke vënë në dukje se përgjigja ndaj terrorizmit duhet të jetë e një “fushe më të gjerë dhe në kohë më të gjatë .
Nga ana e tij, analisti i çështjeve të sigurisë në rrjetin e lajmeve CNN dhe ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Robert Baer, tha se Arabia Saudite ka një pjesë të përgjegjësisë për rritje të fenomenit të organizatave tekfiriste, jo vetëm për shkak të financimit të tyre nga vendet e Gjirit, por për shkak të kësaj ideologjie që bartin disa nga lëvizjet në Mbretërinë Saudite, e cila i mohon sektet të tjera Islame.