Kulturë

Ekspozita e Artit Kur'anor në Muzeun e Tritonit

Ka më shumë se një vit që Muzeu i Artit në Triton paraqet pjesë nga themelet e besimit Islam. Jehona e Ekspozitës Islame, e cila paraqet  14 artistë të cilët përmes artit e paraqesin besimin e tyre.  

 

Tani, një nga artistët, Salma Arastu, ka shfaqur veprën e saj në muze.  Salma Arastu: Festimi i Kaligrafisë , ku kombinon kaligrafinë arabe me piktura dhe çdo pikturë është e shoqëruar me një pllakë që përmban një ajet nga Kur'ani.

 

Është artistike dhe kuptimplote, duke marrë ngjyra delikate,  që mbushin ndërtesë rrumbullake të muzeut.

 

Udhëtimi im fillon më një vijë, ajo sikur është një rreze drite për mua, thotë Arastu. Unë e festojë energjinë dhe lëvizjen e linjës në pikturat e mia, në vizatime dhe skulptura. Unë kam ndjekur gjithmonë një ritëm të brendshëm dhe, duke dëgjuar atë, unë vazhdoi me linjë të vazhdueshme, nganjëherë duke formuar kompozime figurative që lidhen me kohë të tjera, me formacione abstrakte dhe tani ajo është [një] rrjedhë e vazhdueshme e linjës së Kaligrafisë Arabe, e cila është lirike dhe melodioze.

 

Në koleksionin e saj, një simbol i madh mbretëron me imazhet rrethore, që është e bazuar kryesisht në besimin e saj. Simboli, fjala arabe për Allahun, kulla e pikturuar lartë, përfaqësojnë Universin. Me terma më të thjeshta, Allahu kryeson Universin, shikon dhe mbronë të gjitha krijesat.  

 

 “Unë pikturoj për të shprehur lutjet e zemrës sime, dhe synojë  energjinë e kaligrafisë, të fuqizuara nga mesazhet pozitive nga Kur’ani,  për të zbuluar gëzimin që kam përjetuar, duke i krijuar ato,”  thotë Arastu.

 

Një tjetër pjesë në ekspozitë, është një pikturë rrethore akrilike mbi dru, me ngjyrë të gjelbër, blu, të kuqe dhe të bardhë, me titull Kështu që ju të njihmi njëri-tjetrin:

 O ju njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Me të vërtetë më i ndershmi prej jush në sytë e Allahut është (ai që është) më i drejtë prej jush. Vërtet, All-llahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. ( Kur'an, 49:13. )

Burimi: Santa Clara Weekly