ISIL thotë se do të sulmojë Arabinë Saudite gjatë Kurban Bajramit
Militantët tekfiristë të ISIL-it thuhet se kanë kërcënuar se do të sulmojnë Arabinë Saudite gjatë festës së Kurban Bajramit, që shënon kulmin e vjetor të Haxhit, thotë një raport.
Sipas faqes të Sirisë Alaan news website, militantët e ISIL-it do të fillojnë një operacion të armatosur në Arabinë Saudite, pasi të furnizohen me armë dhe të holla nga agjentët e al-KaIdës.
Raporti tha se rënia e mundshme e qeverisë Saudite do të ishte një goditje e rëndë për shtetet perëndimore, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, pesë shtete arabe kanë bashkëpunuar me Arabinë Saudite, duke siguruar informacion të nevojshëm për ISIL-in.
Raporti shtoi se Katari do të sigurojë informacionin e nevojshëm për lëvizjet e ISIL-it ndërsa Egjipti dhe Jordania do të bëjë gjithçka për të parandaluar transferimin e shumave të mëdha të parave nëpërmjet bankave në Emiratet e Bashkuara Arabe për të terroristëve e ISIL-it të cilët kanë fituar një shumë të madhe të parave nga shitja e naftës së vjedhur në Irak dhe Siri.
Militantët e ISIL-it tashmë janë duke bërë kërdi në Siri dhe Irak. Terroristët kanë kryer krime të tmerrshme në zonat që ata kanë nën kontroll në dy shtetet fqinje, duke përfshirë edhe ekzekutimin masiv të civilëve dhe forcave të armatosura.
Terroristët tekfiristë aktualisht kontrollojnë pjesë të Sirisë lindore dhe rajone veriore dhe perëndimore të Irakut. Ata kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, përfshirë shiitët, sunnitët, kurdët, të krishterë dhe të tjerët, ndërsa ata vazhdojnë përparimet e tyre në Irak.
Disa Video u paraqitën qëllimisht për t’u treguar anëtarëve të grupit terrorist tekfiristë të ISIL-it duke vrarë brutalisht myslimanët shi’itë dhe komunitetet tjera në Irak.
Zyrtarët e lartë të Irakut kanë fajësuar Arabinë Saudite, Katarin dhe disa shtete arabe të Gjirit Persik për rritjen e terrorizmit në vendin e tyre.
Grupi terrorist ka lidhje me inteligjencën e Arabisë Saudite dhe besohet se përkrahet në mënyrë indirekte nga regjimi izraelit.