Kulturë

Libri ”Bota Islame” në tetë vëllime u përurue në Teheran

Libri në tetë vëllime me titullin ”Bota Islame” u përurue të dielen me  një ceremoni në praninë e zyrtarëve të lartë iranian, si dhe të disa ambasadorëve të huaj në Teheran.  

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, shefi i Organizatës për Energjinë Atomike, Ali Akbar Salehi i Iranit, dhe Kryetari i Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Iranit dhe të Komisionit për Politikë të Jashtme, Alaeddin Borouxherdi ishin ndër të tjerë pjesëmarrës në këtë ceremoni.

 

Autor i librit është këshilltari i lartë ushtarak i Udhëheqësit Suprem, Gjeneral Major, Sejjid Jahja Rahim Safavi.

 

Në librin me tetë vëllime, të gjitha vendet muslimane janë kategorizuara në tetë rajone gjeografike, ku janë paraqitur të dhënat e tyre ekonomike, mbrojtëse, kulturore, sociale dhe civilizuese të bazuara në statistikat më të fundit.  

 

Libri merret me sfidat që e presin e Botën Islame dhe myslimanët  rreth globit.  Libri, gjithashtu, ofron disa informacione të dobishme mbi mundësitë në shtetet Islamike.

 

Egjipti përcakton kushtet për ofrimin e ndihmave të Iranit për në Gaza

 

Qeveria egjiptiane ka vendosur disa kushte për dërgimin e ndihmave humanitare-ushqimore-mjekësore të Iranit për palestinezët e shtypur të cilët janë nën sulmet e egra të Izraelit dhe të rrethuar në Rripin e Gazës, tha një këshilltar i lartë iranian të martën.

Pasi Irani është gati për të dërguar ndihma humanitare mjekësore në Gaza përmes Egjiptit, shteti arab në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme Iraniane ka vendosur kushte për ofrimin e ndihmave për në Gaza, Këshilltari i Lartë i Kryetarit të Parlamentit të Iranit, Hussein Shejh ul-islam i tha kështu agjencisë FNA të martën.

Ai përkujtoi se zyrtarët iranianë në disa raste kanë kërkuar nga  Egjipti për të lehtësuar dërgimin e produkteve ushqimore dhe medikamenteve për në Gaza, dhe se Kajro ka premtuar për të ndihmuar Teheranin në këtë drejtim.

 

Megjithatë, këshilltari i lartë nuk pranoi të përmend se çfarë janë  kushtet e vendosura nga kryeqyteti i Egjiptit, Kairo.

  

Më 24 korrik 2014, kryetari i Iranit, Hassan Rouhani urdhëroi ministrat e tij të jashtëm dhe ministrin e shëndetësisë për të përgatitur urgjentisht pajisje mjekësore, ndihmën e parë, dhe sende ushqimore për popullin palestinez të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës. 

Burimi: IRIB