Mbi 156 milion kopje të Kur'anit janë shtypur në Iran
Përfaqësuesi për shtyp dhe publikim të Kur’anit i Organizatës Dar-ul-Kur'an tha se Irani ka shtypur më shumë se 156 milion kopje të Kur'anit të Shenjtë në 28 vitet e fundit.
Ahmed Haxhisharif e dha këtë informacion të dielën, më 6 korrik
2014, në një forum rreth temës shtypja dhe publikimi i Kur'anit, në kuadër të
Ekspozitës së 22-të Ndërkombëtare të
Kur’anit të Shenjtë, që po mbahet në
Teheran.
Ai tha se tetëdhjetë (80) shtëpitë
botuese, të cilat janë të vendosura në katër qytete të Iranit, siç janë,
kryeqyteti, Teherani, Kumi, Isfahani dhe Mashhadi janë qytetet ku janë shtypur 156 milion kopje
të Kur'anit.
Ahmed Haxhisharif shtoi se njëmbëdhjetë
(11) kaligrafë, nëntë prej tyre iranianë dhe dy nga vende të tjera, kanë bërë kaligrafinë e kopjeve të shtypura të Kur'anit.
Ai theksoi se përparësi të madhe,
për të gjitha shtëpitë botuese për shtypjen e Kur'anit, ka sigurimi i cilësisë.