Autoritete të larta fetare ftojnë myslimanët të marrin pjesë në Ditën e al-Kudsit
Dy autoritete të larta fetare, Ajetullah Naser Makarem Shirazi dhe Ajetullah Subhani u bën thirrje muslimanëve që të marrin pjesë në Ditën e Al-Kudsit dhe të mbrojnë të drejtën e popullit palestinez.
Ajetullah Naser Makarem Shirazi dhe Ajetullah Subhani u bënë thirrje muslimanëve për të marrë
përgjegjësinë dhe detyrat e tyre në drejtim të çështjes së Palestinës dhe
theksuan se mesazhi i Ditës së Kudsit është ruajtja e unitetit dhe
solidaritetit.
Autoritetet fetare ju ka bërë thirrje të gjitha vendeve myslimane të përkrahin
qëndresën e grupeve palestineze kundër ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.
Mesazhi dënon sulmin e fundit të Izraelit në Gaza, duke i bërë thirrje
myslimanëve për të dalë kundër sulmit që po ndodh në Rripin e Gazës.
Izraeli filloi sulmet ajrore të tij në enklavën e rrethuar më 8 korrik 2014.Të
enjten e kaluar, mijëra ushtarë izraelitë nisën një pushtim tokësor në Gazën me
popullsi të dendur. Më shumë se 600 palestinezë janë vrarë dhe mbi 3.000 palestinezë janë plagosur nga
sulmet ushtarake të Izraelit.