“Bazat dhe veçoritë kryesore të Islamit” u botua në gjermanisht
Në librin e tij ”Bazat dhe veçoritë kryesore të Islamit” botuar në gjermanisht, autoriteti fetar iranian, Huxhet ul-Islam, Dr. Reza Ramezani shtjellon pjesët më të rëndësishme të besimit Islam.
Ky libër, i cili është botuar në
bashkëpunim mes Qendrës Islamike të Hamburgut dhe Shtëpisë Botuese Islamic Publications,
përfshin 100 Hytbe, Ligjërata apo Predikime që janë mbajtur nga Udhëheqësi
Fetar i Hamburgut, Ditën e Xhuma, në
Xhaminë e Imam Aliut në Hamburg, gjatë viteve gjatë viteve 2010-2014.
Libri ”Bazat dhe veçoritë kryesore të Islamit” përbëhet
nga pesë kapituj në të cilat shkruhet rreth nacionalitetit, drejtësisë, lirisë,
shpirtërores, paqes dhe sigurisë, si koncepte
të cilat mund të udhëzojnë lexuesin për të kuptuar natyrën e vërtetë të
Islamit.
Titulli i librit në gjuhën gjermane është: “Prinzipien des Islam Islamkunde”.
Burimi: IBNA