Protestuesit anti-Izrael mblidhen para Shtëpisë së Bardhë
Protestuesit anti-Izrael u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, për të shprehur zemërimin e tyre kundër ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, ku janë vrarë mbi 500 palestinezë.
Protestuesit marshuan në të gjithë
kryeqytetin e SHBA gjatë pasdites. Ata
filluan marshin protestue në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe e përfunduan
marshin para Shtëpisë së Bardhë, banesa zyrtare e presidentit të SHBA, duke i
bërë thirrje kryetarit, Barak Obama për të ndërhyrë në konfliktin në mënyrë që
t'i japë fund vrasjes së palestinezëve të pafajshëm në vend të përkrahjes së
tij të plotë mizorive të Izraelit.
Blake Selzer, një nga protestuesit pranë
Shtëpisë së Bardhë i cili është me gruan e tij, një grua palestineze nga Gaza,
e cila duhet të thërrasë familjen e saj çdo natë vetëm për të kontrolluar nëse
ata janë ende gjallë, i tha Selzer korrespondentit të Press TV-së Uashington,
Colin Campbell.
Izraeli vetëm bombardon dhe bombardon
dhe ne jemi këtu për bisedime dhe, ju e
dini, s’ka kurfarë masa dhe njerëzit po vdesin, po vdesin fëmijët, tha një
tjetër protestues para Shtëpisë së Bardhë për Press TV.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në një numër të qyteteve të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë qytetet New York City, Chicago, Los Angeles, Boston, Denver, Filadelfia dhe San Francisko.
Thirrjet e protestuesve amerikanë
për një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë për viktimat civile në rritje në Gaza,
kurse kryetari Obama e ka përkrahur publikisht operacionin e Izraelit kundër
palestinezëve, duke thënë se Tel Avivi e ka të drejtën për të mbrojtur
veten.
Sipas raporteve të fundit, 14 ditë të
sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës kanë lënë të paktën 510
palestinezë të vdekur, shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.
Javën e kaluar, Senati i SHBA miratoi njëzëri një rezolutë jo-detyruese në mbështetje të Izraelit, i cila ka të drejtë për të mbrojtur veten , kundër lëvizjes së rezistencës palestineze, Hamas.