Autoritetet kineze Ramazanin e ndalojnë - Muslimanët Ramazanin e agjërojnë
Megjithatë, pavarësisht nga rreziqet, disa nxënës ujgurë vazhdojnë të agjërojnë.
Autoritetet kineze të provincës në
Turkestanin Lindor (Xinjiang), kanë qenë të detyruar që ujgurëve myslimanë t’iu
prishin agjërimin e tyre sepse agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit u
ndalua.
Një student musliman i universitetit,
i cili dëshiron të mbetet anonim, në qytetin Kashgari , shpjegoi se autoritetet
shtetërore i kishin rritur kufizimet e tyre për respektim fetar gjatë muajit të
Ramazanit, duke përfshirë ndalimin e namazit, lutjeve, dhe agjërimin.
Kur ata e kuptojnë se ne po
agjërojmë, atëherë na detyrojnë me forcë të prishim agjërimin.Kur ne refuzojë
për ta prishur agjërimin tonë ata na kërcënojnë se do të na dëbojnë dhe nuk na
japin diplomën tonë, tha studenti.
Studenti tha, gjithashtu, se dhomat e fjetjes po na kontrollohen në kohën e syfyrit (suhur) për të zbuluar se cili është duke ngrënë, për të agjëruar! Ata që zihen hyjnë në listën e zezë!
Gjatë ditës, personeli i shkollës sjellë ushqime dhe ujë për studentët dhe i detyrojnë ata që të hanë e të pinë përpara
tyre.
Restorantet janë të detyruara me
forcë të mbyllen para kohës së iftarit, dhe ata që nuk pranojnë me gjobë i dënojnë.
Megjithatë, pavarësisht nga rreziqet, disa nxënës ujgurë vazhdojnë të agjërojnë.
Ujgurë janë popullsi vendase turke në
Turkestanin Lindor, dhe janë ankuar gjatë dekadave të shtypjes fetare nga duart
e autoriteteve kineze.
Agjërimi në muajin Ramazan është një
nga pesë shtyllat e praktikës në Islam, dhe kërkon që të gjithë muslimanët të
cilët janë të aftë për të agjëruar duhet të ndërpresin ushqimin dhe pijet nga
fillimin e agimit deri në muzg gjatë muajit hënor të Ramazanit.