Irani, Turqia kërkojnë fund të shpejtë të krimeve të Izraelit në Gaza
Irani dhe Turqia kanë bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të krimeve të regjimit të Izraelit në Rripin e Gazës.
Në një bisedë telefonike të martën,
ministri i jashtëm i Iranit Muhammad Xhevad Zarif dhe homologu i tij turk,
Ahmet Davutoglu diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Irak dhe Gaza.
Të dy burrat u kërkuan të gjitha
vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për të marrë masa të menjëhershme për të
ndaluar sulmet e Izraelit kundër popullit palestinez dhe të dërgojnë ndihma humanitare
në Gaza.
Avionët luftarakë izraelitë, që prej
datës 8 korrik 2014, kanë goditur më shumë se 1.300 objektiva në të gjithë Gazën,
e cila është shtëpia e rreth 1.8 milion banorëve palestinezë. Sulmet izraelite deri më tani kanë
marrë jetën e 204 banorëve të Gazës, kurse më shumë se 1.500 të tjerë janë të
plagosur.
Sipas Organizatë së Kombeve të
Bashkuara, 80 për qind e viktimave janë civilë.
Ministrat e jashtëm iranian dhe turq
theksuan, gjithashtu, rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe
integritetin e Irakut dhe për luftën kundër akteve të terrorit dhe të lëvizjeve
që kanë për qëllim për të copëtuar shtetin arab.
Kriza në Irak u përshkallëzua pasi
terroristët tekfiristë të ISIL-it morën kontrollin
e Mosulit më 10 qershor 2014, i cili u pasua nga rënia e Tikritit, që ndodhet
140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad. Ata e kanë shpallur me deklaratë
një halifat në zonat e pushtuara.