Grupi terrorist ISIL ndalon këndimin e Kur'anit në xhami
Grupi terrorist i ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë ka ndaluar leximin, këndimin e Kur'anit në xhami!
Grupi terrorist, i cili ka shpallur,
deklaruar një Halifat Islamik në pjesën veriore të Irakut, ka ndaluar leximin
apo këndimin e Kur’anit para namazit dhe pas namazit, sepse është bidat (risi),
kështu raportoi rrjeti al-Sumaria news
network.
Militantët, gjithashtu, parandaluan imamët
e namazit të hyejnë në xhamitë e qytetit Falluxha, në Irakun e Veriut dhe nuk
lejojnë popullin me zhvilluar ceremonitë e përkujtimit për të dashurit që kanë
vdekur.
Kriza në Irak u përshkallëzua kur militantët e ISIL-it morrën kontrollin e qytetit Mosuli në një sulm të rrufeshëm me 10 qershor 2014, i cili u pasua me rënien e qytetit Tikrit, i cili ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Irakut, Bagdad dhe Falluxha. Tikritin më vonë e rimorrën përsëri forcat e ushtrisë irakiane. Rreth 1.2 milion banorë janë zhvendosur në Irak deri më tani, sipas Kombeve të Bashkuara.
ISIL-i ka premtuar, kërcënuar, se do
të vazhdojë sulmin e tij ndaj Bagdadit.