Anglia

100 autoritete fetare, imamë mysliman britanik, Sunni-Shi’i, denoncojnë ISIL-in si të korruptuar

Disa nga autoritetet kryesore myslimane britanike, nga të dy palët Shi’ite dhe Sunnite kanë dënuar Shtetin Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL) përmes një video në internet që ka për qëllim për të dekurajuar muslimanët e rinj të bashkohen me grupin terrorist brutal.


    Imamët Online, që e publikoi video mesazhin, deklaroi se mbi 100 imamë britanikë janë bashkuar për të theksuar rëndësinë e bashkimit, unitetit në Mbretërinë e Bashkuar dhe deklarojmë se ISIL-i është një grup i paligjshëm  i mbrapshtë që nuk përfaqëson Islamin.


    Ne jemi myslimanë, të bashkuar kundër ISIL-it, kundër terrorizmit, kundër mizorisë, kundër dhimbjeve dhe vuajtjeve, tha në video Sejjid  Ali Rizvi, kreu i  Kuvendit të Dijetarëve (Ulema Mexhlisit) të muslimanëve Shi’a.

 

     Imamët Britanik, në mesazhin e tyre në video, ISIL-in e kanë etiketuar si të korruptuar, të ligë dhe brutal.


     Maulana Shahi Raza, Imam kryesor i Xhamisë së Madhe të Leicesterit, tha se ai nuk e pranon Shtetin Islam e deklaruar nga ISIL-i.


    Si një mysliman sulni, unë nuk e pranojnë Halifatin e e ISIL-it, thotë Maulana Shahi Raza, imami kryesor në videi klip.


     Unë e konsideroj ISIL-in si një organizatë terroriste dhe ata janë duke u përpjekur për të krijuar korrupsion dhe fitne [ndarje] përçarje, brenda Botës Muslimane, shtoi ai.


      Kjo nuk është hera e parë që ISIL-i është denoncuar publikisht nga autoritetet e profilit të lartë, që nga shpallja e ”Halifatit”.

 

      Video, gjithashtu, citon Kur'anin për të theksuar rëndësinë e Unitetit Islamik në fytyrën e konfliktit sektarë në Lindjen e Mesme.


     Ebu Muntasir, shefi ekzekutiv i Organizatës Bamirëse JIMAS, tha: Vëllezër dhe motra, nëse unë mund t'ju them me një fjali rreth ISIL-it, unë do të ju them se ata janë të ligë, ata janë të korruptuar, ata janë egoist, njerëz të egër, brutal. Mos u përzieni me ta.

 

     Katër-minuta të kësaj video do të shpërndahen në forume online dhe platforma të mediave sociale, të tilla siç është Facebook, Twitter dhe YouTube.


     Besohet se së paku 500 britanikë janë bashkuar me ISIL-in dhe janë duke luftuar në Siri dhe Irak. Imamët, të cilët janë në përmbajtjen e kësaj video, kanë dërguar edhe një letër të hapur të nënshkruar nga më shumë se 100 figura kryesore, duke u bërë thirrje muslimanëve britanikë që të mos udhëtojnë në rajonet e shkatërruara nga lufta, raportoi BBC.