Sa e justifikueshme është dhuna në një demostratë
Në të shumtën e rasteve kemi pasur demostrata politike shumë pak prej tyre të shoqëruara me dhunë, megjithatë, dhuna në një demostratë politike është e zakonshme edhe pse s'duhet të jetë sepse kemi të bëjmë me një luftë për pushtet. Unë dua të shkëputem nga demostratat e zakonshme politike që hasim sa herë që kemi zgjedhje. Do të doja të fokusohesha tek një demostrate e pazakontë ne vendin tonë por e ligjshme në botë. Demostratë që ka tërhequr jo pak kureshtjen e mbarë shqiptarëve që nga dita e shpalljes së tij. Bëhet fjalë për demostratën e javës së kaluar në Maqedoni kundër diskriminimit të Shqiparëve në Maqedoni dhe më gjerë.. Shumica e shqiptarëve, sapo e dëgjuan këtë lajm, u erdhën në mendje pyetjet:
A do të dalin gjallë ata të mjerë pas demostratës?
A do të përsëritej demostrata e 21 Janar-it?
Duke ditur traditat tona vendi ynë udhëhiqet ende nga një hierarki idesh, preferencash, krahinash, rracash edhe këto të fundit jo pakë të dhunuara. Tashmë dihet pse populli ynë reagoi dhunshëm duke u nisur nga ndjenjat rraciste të pajustifikueshme serbe, por a justifikohet dhuna e tyre ne kete rast?
Duhet të dimë se prania e dhunës në demostratë nuk ndryshon realitetin që po ndodh as nuk e shtyp atë. Nëse kjo dhunë nuk do të pushonte, do të kishim vetëm viktima përveç të lënduarve fizik dhe psikologjik. Kjo dhunë u transmetua nga mbarë media dhe e pa e gjithë bota, mos të harrojmë se kjo e fundit e ka legjitimizuar fenomenin “antidiskriminim rracor”. Sapo kjo shfaqje, me beteja gladiatorësh, rane syrin e botës, nuk fituam gjë tjetër veçse kritika dhe epitete jo të hijshme, sepse bota do të na kujtojë se arma e popullit në lufë është “fjala”. Ky reagim dhune ëe demostratë ofendoi ekzistencën e demokracisë dhe në këtë rast të regjimit tonë aktual, gjithashtu të kërkesave tona ndërkombëtare tani që jemi shtet kandidat (hyrja ne BE).
Pasi të kemi marrë disa leksione nga bota, siç kemi marrë deri më sot, do të mendojë qe zarari tashmë u bë dhe është vonë përpendesë.. Bota nuk do të na e falë ne një reagim Komunist për arsye se regjimi i saj aktual është “Demokracia”, pra fjala, mendimi dhe veprimi i lirë, pavarësisht demit moral të popullit shqiptar apo dhunës që supozohet ndaj tyre. Gjithcka që do të marrim do të jetë përbuzjë personaliteti nga bota që na monitoron dhe dhuna strukturale që ajo do na japë me anë të shkresave për të cilat ne kemi dekada qe punojmë. Mesa ky popull nuk e pranon atë çka ndodh kundrej tij, me apo pa të drejtë dhe i përbuz duke perdorur demostratë me dhunë,.
atëhere ky popull kot troket në derën e atyre që e mbrojten të parët vendin armik..
Bota përpiqet t'i tregojë Shqipërisë se Shqipëria nuk është më e zgjuar se bota, sepse po të ishte, nuk do t'i linte frenat e progresit në dorën e tyre. Nëse Shqipëria do t'a përqafoje botën, le ta përqafoje me të mirat dhe të këqijat që ajo sjell.
Tashmë prania e dhunës në demostratë është e padiskutueshme, por dhuna që do t'u vijë dhunuesve të saj do të jetë më e ashpër sesa ajo e demostratës edhe pse me FJALËN E LIRË dhe jo më shkelmat e grrushtet.
ky fjalim justifikon idenë se prania e dhunës nuk është e nevojshme për arsye të ekzistencës së fjalës dhe heshtjes e cila vret më shumë se një plumb. Në këtë demostratë do të justifikohej heshtja si formë revoltimi ndaj një fryme të padëshiruar tek ata që ende nuk besojnë në demokracinë e vendit të tyre dhe në forcën e All-Llahut të madhëruar!
Citat:
“Kur një njeri të godet në njërën faqe, ti ktheji faqen tjetër, sepse dhuna sjell veç dhunë”!