Hoxhallarët sunni: militantët e ISIL-it kanë për qëllim promovimin e Islamofobisë
Hoxhallarë sunni iranianë nga qytetit perëndimor Kermanshah thonë se grupi terrorist ISIL ka për qëllim promovimin Islamofobisë.
Një grup i imamëve të namazit të xhumasë
dhe dhe hoxhallarë të tjerë në intervistat e tyre, me agjencinë Mehr News, dënuan kriminelët Tekfiristë
-Baathist të ISIL-it në rajon.
Mulla Muhammed Muhamemdi, imam i
xhumasë në Kemanshah, tha se grupi
terrorist i cili vepron nën emrin e Islamit në Irak nuk është as Sunni, as Shia.
Ndërkohë, imami i xhumasë në Xhavanroud, Mamusta Ahmedi,
tha ISIL-i është pas PSYWAR (Luftë Psikologjike ) në mesin e muslimanëve. Ai, gjithashtu,
kërkoi nga shoqëria globale për të dalë kundër akteve të tilla çnjerëzore për
të ndaluar vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Irak dhe Siri.
Një tjetër imam i xhumasë nga një
qytet në perëndim të Iranit tha për agjencinë Mehr News se ISIL-i me vrasjet
masive të tij në Irak dhe Siri, bën përpjekje për të eliminuar simbolet Islame.
Mulla Rashid Sanaei shtoi se është e
qartë se ISIL-i është krijuar nga SHBA për të promovuar Islamofobinë në botën e
sotme.
Mulla Nimet Husseini, një tjetër imam
i xhumasë , në një nga qytetet në Perendim të Iranit, tha se ISIL-i përpiqet të
tregojë një fytyrë të gabuar dhe të përgjakur të Islamit me plane të
planifikuara dhe me veprat e shëmtuara në Irak dhe Siri.
Hoxhallarët Sunni pohuan se vendet
perëndimore e krijuan dhe trajnuan ISIL-in si një lëvizje anti-islamike, por jo
muslimane dhe asnjë qenie njerëzore nuk jep llogari për veprat e tyre.
Shumë nga studiuesit Sunni dhe Shi’i
dhe personalitete, figura të shquara deri më tani kanë dënuar ISIL-in për
veprimet e tyre si anti-islamike dhe kanë theksuar bashkim, unitet, midis të
gjithë muslimanëve, raportoi agjencia Mehr News.