İran

Irani ka hapur librarinë më të madhe në botë

Në një vend ku censura letrare është politikë zyrtare e qeverisë, fakti që Irani ka hapur atë që mund të jetë libraria më e madhe në botë është akoma më mahnitëse.

E vendosur në kodrat Abbasabad në veri-lindje të kryeqytetit iranian, Kopshti i Librit të Teheranit u hap zyrtarisht në korrik.

Hapja e tij u përshkrua nga kryebashkiaku i Teheranit Mohammad Bakir  Kalibaf si "një ngjarje e madhe kulturore në vend në mënyrë që studntet tanë të mund ta përdorin më mirë këtë mundësi kulturore dhe akademike".

Kopshti i Librave ka librari, një galeri arti dhe 10 teatro dhe amfiteatro.

Ai gjithashtu ka një seksion të dedikuar për fëmijë dhe të rinj që strehon literaturë të përshtatshme për moshën dhe ofron një larmi aktivitetesh që synojnë inkurajimin e leximit.

Sipas Newsweek, më shumë se 400,000 tituj janë në dispozicion për fëmijët.

Ndërtimi i Kopshtit të Librit në Teheran përfundoi në vitin 2016. Ai zë një vend 110,000 metra katrorë brenda Kompleksit Abbasabad, i cili gjithashtu përfshin Muzeun e Kopshtit të Mbrojtjes së Shenjtë dhe Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivat e Iranit.

Hapësira e brendshme që pret libraritë, galeritë dhe teatrot e saj ka një sipërfaqe prej 65,000 metrash katrorë.

Nëse llogaritet e gjithë kjo hapësirë ​​e brendshme, atëherë kopshti i librave fiton lehtësisht titullin e librarisë më të madhe në botë.

Mbajtësi aktual i rekordit botëror Guinness është Libraria Barnes & Noble në Fifth Avenue, New York City. Sidoqoftë, ky dyqan amerikan, më pak se një e katërta e madhësisë së Kopshtit të Librit në Teheran, mbylli dyert për klientët në vitin

Burimi: Reuters