Kulturë - Art - Fe

Gjuha e Kur’anit’ mësohet në Universitetin e Sidneit

Një kurs mbi gjuhën e Kur’anit do të ofrohet për herë të parë për studentët e gjuhës arabe në Universitetin e Sidneit.

Sipas sbs.com, Ali Yunis Al-Dahesh, një Prof. i Fakultetit të Letërsisë dhe Shkencave Humane të universitetit, tha se ai ka planifikuar kursin e ri akademik për të mësuar studentëve interpretimin e koncepteve Kur'anore.

Ai tha se është hera e parë që gjuha klasike arabe, e cila është gjuha e Kur'anit, do të mësohet si një kurs akademik në Australi.

Gjuha e Ku’ranit ka ndryshime me gjuhën arabe të mediave dhe librat shkollorë, shtoi ai.

Al-Dahesh tha se do të përpiqej më të mirën për t'ua mësuar gramatikën e Kur'anit studentëve të gjuhës Arabe.

Ai vuri në dukje se programi arsimor nuk është një kurs fetar ose teologjik, por është një metodë gjuhësore për interpretimin e Kur’anit. 

Burimi: IQNA