Kulturë - Art - Fe

AQR publikon "Dyzet Hadithe nga Imam Rizai (a.s.)" në japonisht

Pas bashkëpunimit kulturor dhe studimeve të përbashkëta shkencore midis Iranit dhe Japonisë në vitin 2009, u ndie nevoja për të njohur njerëzit dhe madje elitën e Islamologëve Japonezë me dy burimet e rëndësishme, të Kur’anit dhe fjalët e Profetit (a.s) dhe familjes së tij. Si rezultat, u publikuan  disa libra me tema fetare siç janë shkencat islame, rregullat, etika, virtytet, etiket, etj, njëri prej të cilëve është Dyzet Hadithet nga Imam Reza (a.s.).

Kjo vepër u përkthye këto dite në japonisht në bashkëpunim me Zyrën e Astan Quds Razavi për Çështjet e Haxhinjëve të Huaj dhe Universitetin Ndërkombëtar Al-Mustafa.

Diskutohen  disa tema, duke përfshirë rëndësinë e bërjes së njerëzve të tjerë të lumtur, kulmin e besimit, njerëzit më të këqij, rëndësinë e të afërmve, efektet e tipareve të këqija, hap pas hapi drejt mençurisë, zgjidhjen e problemeve të njerëzve, miqësinë dhe mençurinë, shpresën e mirë te Zoti, personi më i mirë, vetëvlerësimi, përulësia, zemërimi dhe kënaqësia në raport me të tjerët, etj.

Eshtë përkthyer në japonisht nga Tatsuichi Savada, Asiyeh Saber Moqaddam, Seba Yamamura, Maomi Tosa Ka, Shunsuke Ariama dhe u është dhënë lexuesve japonezë në 1000 kopje.

Astan Kuds Razavi është organi përgjegjës i Xhamise së Shenjtë ‘Imam Riza’ (a.s.) në qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Astan Quds Razavi