Kulturë - Art - Fe

Krijohet Muzeu i Rezistences për dëshmorin Sulejmani

Organizata e Bibliotekave, Muzeve dhe Dokumenteve të Astan Kuds Razavi, ka njoftuar gatishmërinë për të krijuar një muze të veçantë të rezistencës për dëshmorin Gjenerallejtënant, Kassem Sulejmani.

Duke folur gjatë një ceremonie me rastin e të martave të 67-të shkencore-kulturore, e cila u shoqërua me zbulimin e dhuratave të Gjenerallejtënant Sulejmani dhe sende të dhuruara në muzeun e Xhamisë së Shenjtë, Hoj. Xhelal  Husseini, kryetari i organizatës, deklaroi se Organizata e Bibliotekave, Muzeve dhe Dokumenteve është e gatshme të mbështesë studiuesit që po studiojnë personalitetin e Gjenerallejtënant Sulejmani dhe aspekte të ndryshme të shkollës së tij të mendimit.

Në ceremoninë, e cila u mbajt në formën e një webinari në sallën e studiuesve, ai theksoi se shkolla e mendimit të dëshmorit  Sulejmani është një vazhdim i shkollës së mendimit të Imamëve të pagabueshëm (a.s.), dhe i, Hazret Fatimes (a.s.) e cila mbrojti kujdestarinë me jetën e saj, u martirizua në këtë rrugë.

"Shumë njerëz gjatë gjithë historisë kanë shkruar dhe folur për jetën e Imamëve të Pagabueshëm (a.s.) por kishte pak njerëz si dëshmori Sulejmani që e shfaqi atë në karakterin, mendimin dhe veprimin e tij," vuri në dukje ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje aspekte të ndryshme të personalitetit dhe shkollës së mendimit të gjenerallejtënant Sulejmani, duke u kërkuar autorëve dhe artistëve të krijojnë vepra mbi martirin e nderuar, në mënyrë që të rinjtë në Iran dhe kombet e tjera të botës të kenë një model të vërtetë për t'u ndjekur jetet e tyre.

Burimi: Astan Quds Razavi