İran

Studiuesi amerikan ofron ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajetullahut Mesbah Yazdi

Studiuesi i shquar amerikan Muhamed Legenhausen në një mesazh ofroi ngushëllime për ndarjen nga jeta të klerikut të lartë, Ajetullah Muhammad Taki Mesbah Yazdi.

"Ai na mësoi devotshmëri, diskutoi me arsye  dhe për të mësuar ide të reja dhe ndjekjen e të së Vërtetës," shkroi Legenhausen.

Ajetullah Mesbah Yazdi, i cili ishte anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, vdiq në një spital në Teheran të Premten në mbrëmje në moshën 86 vjeç për shkak të sëmundjes gastrointestinale.

Ai ishte shtruar në spital që nga e shtuna e kaluar pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Më poshtë është teksti i mesazhit:

“Në emrin e Tij, të Lartësuar

Me një zemër të lënduar unë përulësisht i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta imamit të kësaj epoke,  Udhëheqësit të Revolucioni,  familjes së një të ndjerit, kolegëve, studentëve dhe të gjithë muslimanëve.

Unë gjithashtu duhet të shpreh ngushëllime për të gjithë ata jomyslimanë që do të humbasin ftesat e tij për dialog, dhe për të gjithë dashamirët e filozofisë që e gjejnë vendin e tij të zbrazët.

Allahu e lehtësoftë rrugën për në udhëtimin e tij për në xhennet.  Sa shpesh më thoshte se po përgatitej për këtë udhëtim!    Allahu u dhëntë forcën atyre që janë më afër tij .ndihmojë Ai kolegët dhe studentët e tij të vazhdojne punën që inkurajoi përmes shembullit të tij. Ai na mësoi devotshmëri , diskutoi  duke arsyetuar, për të mësuar ide të reja dhe ndjekjen e pareshtur të së Vërtetës. Allahu i dhëntë gëzim shpirtit të tij me bollëk.

Haxhi Muhamed Legenhausen ”

Gary Carl (Muhammad) Legenhausen (i lindur 1953, Nju Jork) është një filozof amerikan që jep mësim në Institutin e Kërkimit dhe Edukimit Imam Humeini.

I rritur si katolik, ai braktisi fenë pak pasi filloi studimet e tij akademike në Universitetin Shtetëror të New York-ut në Albany. Në vitin 1979, ai u njoh me Islamin përmes studentëve myslimanë në Universitetin e Teksasit, ku dha mësim nga 1979 në 1989. Ai e perqafoi fenë Islame në vitin  1983.

Burimi: IQNA