İran

Kenduesit kryesorë iranianë kendojne Kur’an në kujtim të dëshmorit Suleimani

Një seancë leximi te Kur’anit u mbajt në Teheran të martën në përkujtim të komandantit të lartë Iranian,  gjenerallejtënant Kassem Sulejmani përpara përvjetorit të martirizimit të tij.

Një numër hafizesh të shquar, dhe aktivistë veteranë të Kur'anit si dhe zyrtarë kur’anorë, fetarë dhe kulturorë morën pjesë në program, i cili u organizua nga Al-Zahra Husseiniya (Qendra fetare) në Organizatën Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve.

Muhammad Hussein Saidian, Hadi Movahed Amin, Mehdi Adeli dhe Ali Akbar Hanifi ishin ndër kenduesit që lexuan ajete  nga Kur'ani në këtë ngjarje.

Gjithashtu, grupi Muhammed Resul Allah interpretoi një ilahi në kujtim të Dëshmorit Suleimani.

Në program, një deklaratë nga komuniteti Kur'anor i Iranit u lexua nga veterani Kur'anore Habib Mahkam, në të cilën u nënvizua nevoja për të vazhduar rrugën e Dëshmorit Suleimani.

Në fillim të janarit të këtij viti, një sulm me dron amerikan i autorizuar nga Presidenti Donald Trump pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit vrau komandantin e lartë iranian anti-terror gjeneral Suleimani, komandanti i Forcës Kuds të Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) dhe shokun e tij irakian Abu Mahdi al-Muhandis, i cili ishte zëvendës komandanti i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMU), së bashku me një numër të shokëve të tyre.

Irani ka premtuar hakmarrje për vrasjen frikacake të komandantit popullor.

Burimi: IQNA