İran

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Kroacisë diskutojnë çështje rajonale dhe ndërkombëtare

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Kroacisë biseduan për zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare në një bisedë telefonike të premten.

Ministri i Jashtëm Iranian,  Muhammad Xhevad Zarif dhe homologu i tij kroat Gordan Grlic-Radman diskutuan lidhjet dypalëshe Teheran-Zagreb, kushtet rajonale dhe ndërkombëtare dhe çështjet në lidhje me JCPOA.

Diplomati i lartë kroat gjithashtu ofroi ngushëllime për vrasjen e shkencëtarit të shquar Iranian,  Muhsen Fakhrizadeh, duke shprehur simpati me popullin dhe qeverinë iraniane.

Kroacia kishte dënuar tashmë sulmin me atentat të 27 nëntorit që rezultoi në martirizimin e Fakhrizadeh.

Burimi: Tasnim News Agency