Kulturë - Art - Fe

Presidenti i Universitetit Nderkombetar të Ehl-Bejtit (a.s.) Viziton IQNA –n

Huxhat ul Islam Sa’eed Jazari Ma’mou’i, presidenti i Universitetit Ndërkombëtar Ahl-ul-Bayt (a.s.), vizitoi të shtunën Organizatën Kur'anore të Akademikëve Iranianë dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Lajmeve të Kur'anit.

I shoqëruar nga Muhammad Hussein Hassani, kreu i organizatës dhe drejtori menaxhues i IQNA-a , figur’  akademike vizitoi sektorë të ndryshëm të organizatës dhe agjencisë së lajmeve dhe mësoi për aktivitetet e tyre.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së studimeve Kur'anore në vende të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme.

Prezantimi i shkollave akademike Kur'anore jashtë vendit, identifikimi i hulumtuesve të huaj të Kur'anit dhe prezantimi i punimeve të tyre dhe mbajtja e kurseve arsimore mbi gazetarinë Kur'anore për studentët e huaj të universitetit ishin ndër temat e diskutuara gjatë vizitës.

Zyrtarët gjithashtu theksuan ndërveprimin mediatik midis agjencisë së lajmeve dhe universitetit për të mbuluar lajmet e qendrës akademike e cila ka 450 studentë nga 11 vende që studiojnë në 10 fusha të ndryshme.

Themeluar në 2002, Universiteti Ndërkombëtar Ahl-ul-Bayt (AS) është i lidhur me Asamblenë Botërore Ahl-ul-Bayt (AS), një organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në Teheran.

Universiteti synon të shpjegojë dhe kuptojë parimet e Kur’anit Famëlartë dhe Ehl-ul-Bejtit, ringjalljen dhe përhapjen e civilizimit dhe trashëgimisë Islame të Imamëve të paster dhe akomodimin e nevojave shkencore, kërkimore dhe të ekspertizës së muslimanëve në të gjithë botën.

Burimi: IQNA