Kolonët hebrenj sulmojnë makinat palestineze në Bregun Perendimor

Një turmë e kolonëve hebrenj të vendosur të hënën sulmuan automjetet palestineze që udhëtonin në një rrugë midis Nablusit  dhe Kalkilya në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas burimeve lokale, sulmi ndodhi afër kryqëzimit të vendbanimit Yitzhar dhe qytetit Huwara në jug të Nablus.

Dëshmitarët okularë thanë se kolonët hodhën gurë drejt automjeteve që udhëtonin në rrugë dhe i sulmonin ata me shkopinj, duke shkaktuar dëme në disa prej tyre dhe panik midis shoferëve.

Incidentet, sabotimet dhe dhuna  nga kolonët ekstremistë hebrenj kundër palestinezëve dhe pasurisë së tyre janë një dukuri e përditshme në të gjithë Bregun Perëndimor.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: The PIC