İran

Irani dënon sulmin terrorist në Austri

Ministria e Jashtme e Iranit dënoi një sulm terrorist që vrau disa njerëz në Vjenë të hënën në mbrëmje
Ministria e Jashtme e Iranit dënoi një sulm terrorist që vrau disa njerëz në Vjenë të hënën në mbrëmje

Në një deklaratë të martën, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Saeed Khatibzadeh dënoi sulmin terrorist mbrëmë në Vjenë, duke shprehur simpati me qeverinë austriake, kombin dhe familjet e viktimave.

"Terrorizmi është i dënuar në çdo formë dhe incidenti i mjerueshëm në Vjenë zbulon edhe një herë se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk njohin kufij," vuri në dukje zëdhënësi.

"Zëvendësimi i racionalizmit me promovimin e urrejtjes dhe provokimit do të krijonte një cikël vicioz që vetëm përgatit terrenin për përhapjen e tendencave radikale dhe të dhunshme," shtoi Khatibzadeh.

Zëdhënësi iranian theksoi gjithashtu nevojën për ndërveprim dhe bashkëpunim brenda bashkësisë ndërkombëtare në një betejë vendimtare kundër terrorizmit, duke shtuar, "Republika Islamike e Iranit do të jetë gjithmonë pjesë e këtyre përpjekjeve."

Policia në Austri ka nisur një ndjekje pasi persona të armatosur hapën zjarr në vende të shumta nëpër Vjenën qendrore, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë në atë që Kancelari austriak Sebastian Kurz e përshkroi si një "sulm terrorist të neveritshëm".

Pesëmbëdhjetë persona u plagosën në sulmin në Vjenë, mes tyre një oficer policie.

Sulmet, në gjashtë vende, përfshirë afër një sinagogë në qendër të qytetit, u kryen nga "disa të dyshuar të armatosur me pushkë", tha policia të hënën në mbrëmje.

Burimi: Tasnim News Agency