Një milion nxënës të Iranit janë hafizë të Kur'anit
Një zyrtar iranian i Ministrisë së Arsimit tha se afër një milion nxënës të shkollave të Iranit janë hafizë të Kur’anit.
Mikail Bakiri, nga Ministria e Kur'anit, tha se në mesin e nxënësve të shkollave ka 950,000 hafizë të Kur'anit.
Ai tha se ata kanë mësuar nga një xhyz (pjesë) të Kur'anit deri të gjithë Kur’anin përmendësh.
Sipas zyrtarit, rreth 4.5 milion mxënës kanë marrë pjesë në kategori të ndryshme të Garave të Kur'anit në Iran në vitin aktual shkollor .
Ai vuri në dukje se faza e Garave Kombëtare e Kur'anit, për nxënësit e shkollave është organizuar çdo vit në qytetin e shenjtë, në Mashhad.
Mikail Bakiri, nga Ministria e Kur'anit, më tej nënvizoi nevojën për të përdorur metodat e duhura për të përcjellur mësimet dhe konceptet Kur'anore për nxënësit.
Që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979 në Iran, janë ndërmarrë hapa të mëdhenj në vend për të promovuar dhe zhvilluar aktivitetet Kur'anore midis të gjitha grupeve të njerëzve, sidomos për adoleshentët dhe të rinjët.
Burimi: ABNA