Erdogani: Turqia gjithmonë do të mbështesë kauzën palestineze
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një telefonatë me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas të shtunën tha se Turqia gjithmonë do të mbështesë popullin palestinez dhe kauzën e tyre të drejtë.
Sipas deklaratave të zyrës së presidentit turk, Erdogan dhe Abbas diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e fundit në arenën politike palestineze gjatë telefonatës.
Nga ana e tij, Abbas përgëzoi Erdoganin dhe Turqinë për zbulimin e rezervave të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi dhe përshëndeti suksesin e Turqisë si suksesi i Palestinës.
Më vonë gjatë ditës, Erdogani u takua me një delegacion palestinez nga Hamasi i udhëhequr nga kreu i zyrës politike të lëvizjes Ismail Hanijje në qytetin e Stambollit.
Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të Hamasit dhe turq dhe trajtuan çështje të fundit.
Burimi: The PIC