Pllaka të gdhendura të Kur’anit u zbuluan në Mekë
Një kompani saudite e ndërtimi gjeti një numër pllakash guri me ajetet e të Ku’ranit të gdhendura mbi to.
Sipas uebfaqes elbalad.news, pllakat u zbuluan në një varrezë në Mekë, ku punëtorët po ndërtonin një parking.
Ata u janë dorëzuar autoriteteve të specializuara në qytet.
Njëra nga pllakat daton në vitin 655 Hixhri (1257 pas Krishtit), gjatë mbretërimit të halifëve abasidë.
Gërmimet po vazhdojnë në vend për të zbuluar më shumë artefakte historike.