ISIS i jep fund politikës siriane të “përmbajtjes”
Në javët e fundit, pengesa psikologjike mes shumë sirianëve, veneve të rajonit dhe organizatave ndërkombëtare ka rënë. Nuk ekziston një zgjidhje e shpejtë për krizën siriane. Regjimi do te mbetet në “Sirinë e nevojshme” dhe ai po zgjerohet nga Damasku në Kalamun, nga Kassaba në perëndim. Ka marrë nën kontroll autostradën Damask-Bejrut, Suejdanin, dhe disa zona në Daraa, mes kryeqytetit sirian dhe kufirit me Jordaninë në jug.
Në zonat jashtë kontrollit të regjimit, kurdët kontrollojnë tre kantone: (1) Hassakeh, që shtrihet nga Ras al-Ain (Sri Canet në gjuhën kurde) deri në 30 kilometra në perëndim në kufitin me Turqinë, dhe nga Kamishli dhe Ain Diuar dhe al-Yarabiyya deri në kufinjtë me Irakun në lindje; (2) Afrin, mes Alepos dhe kufirit me Turqinë në veri; dhe (3) Ain al-Arab (Kobani ne gjuhën kurde) nga kufinjtë me Turqinë deri në Tall Abyad, në një rrip, thellësia e të cilit shkon nga 30 deri në 60 kilometra.
Pjeset e mbetura kontrollohen nga Ushtria e Lirë Siriane. Në pjesët e tjera po luftohet nga komandantët dhe udhëheqësit e opozitës dhe disa organizata si ISIS-i [shteti Islamik i Irakut dhe Shamit], i cili ka luftuar kundër Xhebhetun-Nusra-s. Regjimi i është gëzuar supremacisë ajrore dhe kontrollit ajror të Sirisë.
Është një balancë e ndjeshme. Regjimi përparon nga njëra anë, ndërkohë që që opozita sulmon nga ana tjetër. (Opozita mori kontrollin e Tall Jumu në Daraa në jug, ndërsa regjimi mbulon Kasaba-në në rethinat e Latakias në perëndim). Ka një balancë ushtarake në terren, e cila në përgjithësi nuk ka ndryshuar; disa “fitore” këtu, e disa “terhëqje” diku tjetër.
Ky është një realitet që nuk lejon arritjen e një marrëveshjeje politike në një krizë kaq të thellë. Por, Siria është duke përjetuar një shpërbërje të mëtejshme shoqërore dhe ekonomike, e cila është vështirë të shërohet pa marrë parasysh kërkesat për të cilat njerëzit dolën në rrugë. Kërkesat e tyre politike, ekonomike dhe shoqërore duhet të shtrohen në tavolinë.
Barriera psikologjike ka rënë. Refugjatët sirianë kanë filluar të përshtaten me “shtëpinë” e tyre të re dhe kanë filluar të kenë një farë stabiliteti. Ata po studiojnë, po punojnë dhe martohen. Disa sirianë brenda vendit janë “pajtuar dhe kanë falur”. Disa janë “pajtuar, por nuk kanë harruar”. Disa kanë “fituar dhe kanë marrë hak”. Disa kanë “fituar dhe kanë falur”. Disa kanë “fituar edhe pse të frikësuar”. Disa kanë pranuar një “gjysëm fitoreje”. Të tjerë po këmbëngulin në një “fitore të plotë”. Disa e shohin si një “betejë politike” që ka të bëjë me përtneritetin dhe kuotat. Disa e shohin si një “luftë për ekzistencë”, ç’ka do të thotë se masa përgjysëm, apo ndalimi i luftës është i papranueshëm. Disa kanë humbur nga ana ekonomike dhe shoqërore. Por, disa kanë lëvizur drejt një klase më të lartë, duke përfituar nga lufta për t’u ngjitur në shkallë mbi dhimbjen e të tjerëve. Por, të gjithë bien dakord se kriza nuk është zgjidhur dhe se rrënjet e saj dhe situata e tanishme janë të përkohshme.
Qeveritë e vendeve fqinje me Sirinë po mundohen të përshtaten me praninë e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianëve, duke u përgatitur për sfida ekonomike, demografike dhe sigurinë. Disa nga këto vende u munduan t’ia hedhin fajin zhvendosjes së sirianëve për dështimin e politikës së tyre të brendshme. Disa panë tek “vëllezërit sirianë” një platformë që mund të përdoret për të arritur ndonjë fitore ndaj rivalëve të tyre lokal. Disa në komunitetet fqinjë kanë kaluar në rracizëm. Disa kanë vënë bast se fitorja nga njëra anë në Siri do të forconte pozicioni e tyre në betejnë e brendshme. Disa e kanë pranuar zhvendosjen e qindra e mijëra sirianëve për të ndërruar balancën sektare ose fetare, ndërsa të tjerë shprehin frikën për praninë e tyre për një afat të gjatë.
Miqtë e popullit sirian nuk po thonë më se regjimi sirian “i ka ditët e numëruara”, e as nuk po flasin për “largimin” e presidentin Asad. Mungesa e një zgjidhjeje në horizont i ka futur negociatat e Gjenevës në frogorifer. Nuk ka asnjë urgjencë në kërkimin e një alternative nga i dërguari arab ndërkombëtar Lakdar Ibrahimi, as për të kërkuar një të dërguar të ri.
Ka bisedime rreth “ndryshimit të balancës në terren” në mënyrë që të “ndryshohen përllogaritjet” e Asadit, që ai më pas të panojnë formimin e një qeverie tranzitore me një pushtetet ekzekutiv të plotë, një organ që të jetë i pranueshëm nga të dyja palët; regjimi dhe opozita. Nuk ka pasur më bisedime që prej “tre apo gjashtë muajsh”.
Në takimin e fundit të“hard core” që përfshin 11 nga grupi i Miqve të Sirisë, kanë filluar të flasin rreth “ndryshimit të balancës së pushtetit”, duke e shtrirë këtë me “vite, jo muaj.” Disa flasin për “një vit ose dy.” Ndërsa një oficer perëndimor, në një seancë të mbyllur foli “diçka mes tre dhe pesë viteve.”
Zyrtarët në këto vende i thonë opozitës se ata po punojnë më një “strategji të koordinuar” që përfshin elementë ushtarakë, civilë dhe ekonomikë, një strategji e cila ka për qëllim të mbështesë “opozitën e moderuar”, me armë, trajnime, ekpertizë dhe informacione për të “bindur regjimin dhe aleatët e tij (Iranin dhe Rusinë) se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake për krizën dhe se një qeveri tranzitore duhet të formohet.” Një tjetër qëllim është “luftimi i ekstremistëve dhe xhihadistëve.”
Amerika dhe vendet perëndimore janë të bindur dhe të kënaqur që opozita po lufton kundër ISIS-it. Por, ata gjithashtu duan që opozita ta luftojë edhe Xhebhetun-Nusra-n, pasi kanë frikë se ndikimi i saj po rritet gjithnjë e më shumë, sidomos në Alepo. Premtimi për të luftuar al-Nusran ishte një nga kushtët për t’u furnizuar me “armë cilësore.”
Pavarësht sfidave ekonomike, sociale dhe ato të sigurisë si dhe kostos politike, ata menduan se kriza siriane mund të përmbahej. Kjo ishte politika aktuale. Përballja e plotë me regjimin nuk ishte i pranueshëm. E as mbështetja e plotë ndaj opozitës nuk ishte marrë në konsideratë. Ata donin një luftë ose një tretje mes xhihadistëve dhe Hezbollahut dhe mes njerëzve të armatosur dhe regjimit sirian, një luftë në emër të tjetrin mes pushteteve rajonale, një luftë që do të lodhte Iranin dhe Rusinë, një luftë që do të mbetej brenda mureve të Sirisë, jo një luftë që do të përhapej në vendet fqinje. Disa bombardime ketu, e disa tensione atje... një kamp këtu e ndonjë zgjendosje ate... ndihma humanitare, ushqimore dhe mjekësore, dhe një fuqizim i shoqërisë civile... ata deshën ta menaxhonin këtë sfidë për vite, derisa të vinte koha për një zgjidhje politike.
Më pas, krejt papritmas, ujërat e ndenjura filluan të lëviznin. Teoria e “përmbajtjes” në lidhje me krizën siriane ra sëbashku me rënien e forcave irakene në Mosul. ISIS-i në mënyrë të shpejtë përparoi drejt Bagdadit. Në mbështetje të ISIS-it ishin disa luftëtarë të Sahwa-s, disa elementë të ushtrisë së shpërbërë irakene dhe disa Bathistë.
Iraku ishte bazuar në konsensus mes Shiitëve, Sunive dhe Kurdëve. Kur ky konsensus u prish, me rënien e presidentin Jalal Talabani, me përjashtimin e zëvendëspresidentit Tarik al-Hashemi dhe kur pushteti u bë monopoli kryeminsitrit Nuri al-Maliki dhe një klase të caktuar, kushtet për humbjen e ngjyrës së ISIS-it dhe grupeve simotra u poqën. Municioni ideologjik u vu në dispozicion. Njerëzit e vijës së ashpër, përdorën akumulimin e padrejtësive shoqërore, ekonomike, përjashtimin politik që prej shërbërjes së ushtrisë rreth një dekadë më parë, për të nxitur ndjenjat e popullit dhe për t[i mbushur ato me një ideologji dhe një organizatë.
A vlen ekuacioni iraken i përjashtimit dhe monopolit edhe për Sirinë, Libanin dhe vende të tjera?
Kjo lidhje duhet të kuptohet jo vetëm sepse ISIS-i ka fshirë kufirin mes Irakut dhe Sirisë, por edhe sespe kjo zbuloi thellësinë e ndërvarësisë dhe të mbivendosjes dhe për shkak se kjo zbuloi se kriza është mbi të gjitha politike dhe jo e lidhur me sigurinë.
Prandaj, përgjigjia e kërcënimeve të ISIS-it dhe terrorstëve me mjete ushtarake vetëm se do të thellonte krizën. Duke përdorur zgjidhjen e sigurisë nuk do të vendoset siguri, por do të dëmtohet stabilitetiti.
Disa po vënë bast për ekuacionin “ose ne ose xhihadistët”, dhe “ose une ose ISIS-i.” Disa janë në kërkim të një roli në luftën kundër terrorizmit, ose janë duke kërkuar të shfrytëzojnë surprizën e ISIS-it për përfitime politike. Si mund ta shpregojmë ndryshe brohoritjen për “fitoret” e ISIS-it nga ato parti që supozohet se duhet të jenë në anën e kundërt, në anën qëështë armiqësore ndaj xhihadistëve?
Disa duan t’i përdorin xhihadistët si një mjet presioni për të arritur qëllime politike, duke i shtyre gjërat në ekstrem për të arritur koncesione dhe partneritet.
Për herë të parë, avionët bombardues sulmuan selinë e ISIS-it në lindje të vendit. Koalicioni Kombëtar Sirian, rinovoi denimin që i bën terrorizmit të ISIS-it dhe theksoi nevojën për ta luftuar atë. Të dyja palët duan të ngrenë valët e luftës kundër terrorizmit.
Por, ky është vetëm një zgjerim dhe një thellim i bllokimit. Një zyrtar perëndimor tha se lufta kundër xhihadistëve dhe ISIS-it nuk mund të bëhet pa përfaqësimin real të të gjithë komponentëve të shoqërisë irakene, sepse përndryshe do të japë përshtypjen se është një “luftë shiite kundër sunive.” Kjo përshtypje do të jetë ushqim për ekstremizëm dhe militantizëm dhe do të krijonte kushtet ideale për ISIS-in dhe grupet simotra.
Gjithasthu, askush nuk mund të përdorë xhihadistët për të arritur qëllime politike. Përvoja gjatë dy dekadave të fundit ka treguar se kushdo që e ka nxjerrë xhindin xhihadist nga shishja, nuk ka qënë më në gjëndje ta kthejë atë. Përvoja ka treguar se xhihadistët kanë goditur ata që kanë vallëzuar me ta, kanë goditur ata që kanë fjetur me ta në të njëjtin krevat dhe kanë gllabëruar ata që i kanë ushqyer.
Kufinjtë janë fshirë në terrren, të paktën në Irak. Këto kufinjë janë gërryer gjithashtu edhe në vende të tjera në rajon. Ata janë ende në hartë.
Bastisja e fundit e ISIS-it ka paraqitur sfida të reja. Megjithatë, ka zbuluar edhe thellësinë e pyetjeve të parashtruara në rajon, pyetje që ishin vënë në raft dhe në magazinat e historisë, në mënyrë që të shtyjnë marrjen e vendimeve të vështira, duke imagjinuar se të bashkejetosh me to do të ishte e mundur.
Por, ISIS-i e ka kthyer tryezën përmbys. Kjo mund të përbëjë një mundësi të vërtetë, për herë të parë në tre vjet, për një zgjidhje jo-kozmetike për të menduar jashtë kornizave në lidhje me regjimin dhe opozitën.