Brazilianët i përgjigjen thirrjes në Islam gjatë Kupës së Botës
Ndërsa kampionati për Kupën e Botës vzhdon, shumë brazilianë u konvertuan në Islam duke rritur numrin e muslimanëve në Brazil.
Zgjedhja për të pranuar mesazhin e
besimit me rritjen më të shpejtë në botë, pas takimit me ekipet e Davetit në
vendin e sambave, një numër në rritje i brazilianëve i janë përgjigjur thirrjes
në Islam.
Në San Paulo, Cesari, i cili
ishte shumë i interesuar për fenë Islame kishte ardhur për të folur me ne në
tryezën e davetit çdo ditë gjatë Kupës së Botës, njofton me shkrim Misioni
i Davetit nga Qendra e Studimeve Islame
Britanike dhe Akademia e Hulumtimeve, në faqen e tyre në Facebook.
Cesari pastaj e mori këtë vendim për të përqafuar Islamin, që të jetë ai i cili e dorëzon veten tek Zoti, për t’u bërë musliman.
Një tjetër çift nga Brazili e tha Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) të dielën, pas takimit me ekipin Iera.
Ne jemi në shtëpinë e çiftit që
thanë, dëshmuan Shehadetin dje, së bashku me ne” shkruan një tjetër në faqen e
Misionit të Davetit në Facebook, ditën e hënë, më 23 qershor 2014.
Ata na ftuan për të parë ndeshjen
Brazili-Kamerun. Allahu e bëftë të lehtë për ta.
Federata e Shoqatave Muslimane të Brazilit
(FAMBRAS- Brazil’s Federation of Muslim
Associations in Brazil) filloi një fushatë të quajtur Selam Brazil, për të
përhapur fjalën e Islamit gjatë Kupës së Botës. Ata njoftuan se dy brazilianë e
kanë pranuar Islamin.
Dy brazilianë e përqafuan Islamin përball Stadiumit Brasilia, para ndeshjes së
Brazilit, kështu ka shkruar Selam Brazil
në Facebook.