Mjeku iranian kthehet në shtëpi pas lirimit nga burgu i SH.B.A. – ve
Një mjek iranian që ishte burgosur në SH.B.A për 16 muaj ka ardhur në shtëpi pasi u la i lirë.
Taheri mbërriti në Teheran të hënën, dhe u mirëprit në aeroport nga Zëvendës Ministri i ashtëm Hussein XhJabiri Ansari në aeroport.
Mjeku iranian, i cili kishte kaluar gati 16 muaj në burgje amerikane për gjoja shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, u tha gazetarëve në aeroport se akuzat kundër tij ishin të rreme dhe të padrejta.
Ai tha se ishte burgosur për ka ndihmuar studiuesit iranianë në Universitetin e Teheranit të zhvillonin një vaksinë kundër kancerit.
Tahiri falënderoi zyrtarët iranianë dhe qeverinë, veçanërisht Ministrin e Jashtëm Muhammad Xhevad Zarif për sigurimin e lirimit të tij.
Irani nuk ka theksuar se nuk ishin zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta midis Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara për lëshimin, duke thënë se procesi ishte lehtësuar nga Ambasada Zvicerane.
Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) të dielën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Mousavi tha:
"Kjo u realizua me ndihmën e qeverisë zvicerane dhe, për këtë arsye, është e nevojshme të falënderojmë qeverinë e Zvicres për ndihmën e saj. "
Duke theksuar se diplomatët zviceranë ishin përgjegjës për bisedimet me qeverinë amerikane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi,
"Nuk ka pasur negociata të drejtpërdrejta midis Republikës Islamike të Iranit dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara .