Iraku

Përkrahja e Sunnitëve për Fetvanë Ajetullah Sistanit hapi faqen e re në historinë e Irakut

Ky veprim nga studiuesit Sunni dhe figura të shquara që përkrahën Fetvanë, Dekretin Fetar apo Vendimin) e Ajetullah Ali al-Sistani  kundër terroristëve hapi një faqe të re në historini Irakut, tha një aktivist i medias në Irak.


    Duke folur për agjencië IKNA, Ala al-Hatib shtoi se Fetvaja e autoritetit të lartë në luftën kundër militantëve terroristë çoi në më shumë unitet dhe solidaritet në shoqërinë irakiane.


    Ajetullah Ali al-Sistani në një Fetva javën e kaluar i bëri thirrje popullit të Irakut për të luftuar terroristët tekfiristë në  Irak.


     Ai kërkoi prej popullit që të rrokin armët dhe të mbrojnë vendin e tyre kundër militantëve terroristë nga të ashtuquajturit Shtetit Islam i   Irakut dhe Levant (ISILl).


      Kjo erdhi pasi militantët e ISIL-it më  qershor 2014 morën kontrollin e Mosulit, i cili u pasua nga rënia e Tikritit , që është 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad. Qindra mijëra njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga ajo kohë.
Militantët e ISIL-it janë betuar se do të vazhdojnë sulmin e tyre drejt kryeqytetit, Bagdad.


     Ala al-Hatib tha se Shi’itët dhe Sunnitët përshëndetën Fetvanë nga Ajetullah Ali al-Sistani, duke shtuar se Shejh Rafi Al-Rafei, Myftiu Sunni i Irakut dhe Shejh Ahmed Al-Kabisi, një tjetër figurë e lartë e Sunnive, kanë lëshuar edhe ata një Fetva për të përkrahur qëndrimin e Ajetullah Ali al-Sistani.


     Në vende të tjera në fjalën e tij, el-Hatib vuri në dukje se grupi tekfiristë i ISIL-it mbështetet gjerësisht financiarisht dhe ushtarakisht nga disa vende të rajonit që kërkojnë të shkatërrojnë vendet e shenjta në Irak me anë të këtij grupi terrorist.


     Ai nënvizoi se ISIL-i nuk ka mundur të hyjnë në Irak me forcat e veta, pra, pa mbështetjen e vendeve të tjera dhe përkrahjen nga elemente të caktuara siç janë Ba'thistët në Irak.


    Aktivisti i Mediave i Irakut, Ala al-Hatib vuri në dukje se ISIL-i është duke kërkuar një mënyrë për të dalë nga problemet e tij pas humbjeve të tij në Siri.


    Ai vazhdoi duke thënë se regjimi cionist është sponsori kryesor i ISIL-t.


    Ai foli për krimet e kryera nga grupi terrorist dhe tha se grupi

ka shkelur të gjitha parimet Islame dhe vlerat njerëzore.

 

    Ala Al-Hatib më tej përshëndeti Republikën  Islame të Iranit për përkrahjen e popullit dhe qeverisë së Irakut dhe tha se Irani ka theksuar gjithmonë unitet në mesin e irakianëve në konfrontim me përçarjet dhe komplotet.


     Ai u bëri thirrje muslimanëve në të gjithë globin për të mbështetur unitetin dhe të ngrihemi kundër terroristëve të ISIL-it dhe të promovohet Islami i vërtetë në botë.