İran

Imam Hamenei emëron Larixhanin këshilltar, anëtar i Këshillit të Iranit

Ish kryetari i Parlamentit, Ali Larixhani është emëruar këshilltar i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe gjithashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshem.

Në një dekret të enjten, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah  Sejid Ali Hamenei emëroi Larixhanin  këshilltarin e tij dhe një anëtar të Këshillit të Përgjithshem .

Dekreti i Udhëheqësit lexon, "Duke pasur parasysh përvojat tuaja të dobishme në administrimin e departamenteve të ndryshme, veçanërisht gjatë tre mandateve si Kryetar i Parlamentit, unë ju caktoj juve si këshilltar të Drejtuesit dhe si anëtar të Këshillit të Përfgjithshem ".

"Shpresoi se kjo përgjegjësi do t'i shërbejë qëllimeve të larta të themelimit", shkruet ne dekret..

Larixhani ishte Kryetari i Parlamentit të Iranit për 12 vjet. Mandati i tij përfundoi të mërkurën me përfundimin e misionit të 10-të të Parlamentit.