Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëqësit iranian, kundërshtim të fortë ndaj ndërhyrjes sëtë hujve, apo tëSHBA-ve në Irak

TEHRAN (Tasnim) – Irani e kundërshton me forcë ndërhyrjen e SHBA-ve apo të të tjerëve në punët e brendëshme të Irakut,  deklaroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ayatollah Seyed Ali Khamenei, duke hedhur poshtëçdo ide të një konflikti shiit-suni në trazirat e vazhdueshme në vendet arabe.

“Ne e kundërshtojmë me forcë ndërhyrjen e amerikanëve apo të të tjerëve në punët e brendëshme të Irakut dhe nuk e miratojmë këtë, pasi ne besojmë se qeveria e Irakut dhe udhëheqja fetare e vendit kanë aftësinë për t’i dhënë fund këtij rebelimi dhe do ta bëjnë këtë me emër të Zotit,” tha Ayatollah Khamenei gjatë një mbledhjeje të autoriteteve të larta gjyqësore këtu në Teherat ditën e dielë.

Duke folur rreth komploteve të të huajve në Irak, Lideri deklaroi se “fuqitë hegjemoniste perëndimore, veçanërisht regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po kërkojnë të përfitojnë nga “injoranca dhe fanatizmi” i një numri njerëzish për të kryer komplotet e tyre.”

Objektivi kryesor i incidenteve të fundit në Irak – shpjegoi Ayatollah Khamenei – është privimi i irakenëve nga të gjitha ato gjëra që kanë arritur gjatë ndërhyrjes dhe pranisë së SHBA-së në vendin e tyre, dhe më e rëndësishmja e tyre ka qënë demokracia.

“SHBA-të nuk janë të kënaqyra me mënyrë se si po shkon procesi në Irak, pra për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, me një pjesëmarrje të mirë të njerëzve dhe zgjedhjen e kandidatëve tek të cilët populli ka besim,” theksoi udhëheqësi, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara duan të ruajnë dominimin në Irak dhe duan të shohin liderë të bindur që udhëheqin në vendet arabe.

Në lidhje me incidentet e dhunshme në Irak, Ayatollah Khamenei bëri të qartë se trazirat në atë vend nuk janë aspak një luftë shiitë-suni, ndryshe nga interpretimet zyrtare të Shteteve të Bashkura për një“luftë fetare” në kombin arab.

“Sistemi hegjemonik po përpiqet të trazojë stabilitetin dhe qetësinë në Irak  dhe po kërcënon integritetin territorial të vendit duke punësur mbeturinat e regjimit të Sadamit si aktorët kryesorë, ndërsa fanatikët tekfirist (ekstremist) si elementë këmbësorie,” theksoi Udhëheqësi Suprem.

Në fillim të muajit qershor, pas një ofensive në shkallë të gjërë në Irak, Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) mori kotrollin e pjesës më të madhe të Mosulit, qytetit të dytë më të populluar në Irak, si dhe krahinën Nineveh përreth tij.

Sulmet terroriste kanë detyruar mbi gjysëm milioni njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre nga provinca Nineveh.

Pas dekretit fetar (fetvasë) të liderit të lartë shiit, të Madhit Ayatollah Ali al Sistani, i cili i bëri thirrje irakenëve (shiitë) të marrin armët kundër terroristëve, rreth 1.5 milion irakënëkanë dalë vullnetarë për t’iu bashkuar betejave kundër militantëve të lidhur me Al-Kaedën. Vullnetarët përfshijnë njërëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë edhe oficerë të dalë në pension.