Amerike

Senatorja Demokrate: ISIS lindi si rezultat i politikës së keqe të SHBA

Një senatore demokrate ka kritikuar thirrjet e bëra nga republikanët për të pushtuar Irakun në një përpjekje për të frenuar rritjen e fundit të dhunës atje.


    Senatorja, Barbara Boxer (Demoktare-Kaliforni) tha për rrjetin TV -CBS-në Face the Nation të dielën, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të kthehet në politikën që tashmë e çoi në krizën e tanishme në Irak.


    Fakti është, ajo që ne po shohim tani është një produkt i kësaj politike të keqe dhe si rezultat ka lindur ISIS. Le të përballen me këtë fakt, tha ajo në lidhje me të ashtuquajturin Shtetit Islam i Irakut dhe Sirisë, i cili ka filluar një konflikt kundër qeverisë irakiane gjatë dy javëve të fundit. Militantët tekfiristë kanë pushtuar disa qytete kryesore të Irakut, deri më tani.

 

    Ishte [ish] Nënkryetari [Dick] Cheney dhe Kondi Rajs duke punuar për George W. Bush dhe Rumsfeld dhe të gjithë ata, ashtu si, ju e dini, është një makth që më ndjek mua, e kam sinqerisht - të cilët janë duke na thënë të kthehemi atje përsëri. Populli amerikan nuk e duan atë. Kryetari nuk na do ne aty, tha ajo.

    Cheney të dielën i bëri thirrje Kryetarit Barack Obama për të pushtuar Irakun, ndërsa kritikojë politikat e presidentit në atë vend.


     Senatori Rand Paul (Republikan Ky.), gjithashtu,  hodhi poshtë kritikat Dick Cheyney-it duke thënë se shumë kritikë të cilët fajësojnë presidentin për krizën e fundit në Irak duhet të kqyrin veten në pasqyrë.


    Unë nuk e fajësojë presidentin Obama, tha Senatori Rand Paul për NBC News. A ka ai me të vërtetë një zgjidhje? Ndoshta nuk ka zgjidhje.


    Senatori Rand Paul tha se kritikët e Obamës duhet të bëjnë të njëjtat pyetje atyre që përkrahën pushtimin e Irakut  në vitin 2003:

   A ishin ata të drejtë në parashikimet e tyre? A kishte armë të shkatërrimit në masë? A ishte fituar lufta në vitin 2005, kur shumë nga ata njerëz që thanë se u fitua?


     Skifterët Konservatorë thonë se Obama e ftoi kaosin në Irak duke tërhequr të gjithë trupat e Amerikës në vitin 2011.