Ish nënkryetari i SHBA bën thirrje për një tjetër pushtim ushtarak amerikan të Irakut
Ish nënkryetari i SHBA, Dick Cheney, të dielën publikisht porositi për një tjetër pushtim ushtarak amerikan të Irakut, ndërsa kritikojë politikat e Kryetarit Barack Obama në atë vend.
Në një intervistë në programin TV ”Këtë Javë” në ABC, Dick Cheney akuzoi
administratën e Obamës që e nënvlerësojë kërcënimin e al-Kaidës, të lidhur me
militantët në Irak dhe që nuk ka bërë aq sa duhet për t'u përballur me ta.
Ne do të kemi telashe të mëdha
në vitet e ardhshme për shkak të refuzimit të tij (Obama) për të njohur
realitetin dhe për shkak të kërkimit të tij vazhdueshëm për tërheqjen e SHBA nga ajo pjesë e botës.
Militantët tekfiristë e të ashtuquajturit Shtetit Islam i Irakut dhe Levant (ISIL)
kanë pushtuar disa qytete në Irak që prej prej datës 10 korrik 2014.
Dick Cheney, një nga arkitektët kryesorë të pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003 ka rritur kritikat e tij ndaj politikës së jashtme amerikane në muajt e fundit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk i kanë pranuar kritikat e Dick Cheney, përndryshe e kanë fajësuar atë për gjykim të gabuar për luftën në Irak.
Ish nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës nuk shprehu keqardhje kur ia kujtuan fjalën e tij se në vitit 2003 se forcat
ushtarake amerikane do të përshëndetën si çlirimtarë në Irak.
Unë kam qenë një mbështetës i fortë atëherë për të shkuar në Irak, tha Dick Cheney. Unë jam një përkrahës i fortë tani. Të gjithë e dinë se çfarë është pozicioni im.