Iraku akuzon sauditët për financimit e terrorizmit
Qeveria e Irakut të martën ka akuzuar Arabinë Saudite për financimin e terrorizmit të kryer nga kryengritësit tekfiristë të të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Levant, një ditë pasi Rijadi ka fajësuar politikat sektare nga Bagdadi.
Komentet nga Riadi tregojnë se
mbajnë anën e terrorizmin, tha
qeveria në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Nuri
al-Maliki.
Ne e dënojmë fuqimisht këtë
qëndrim, thuhet në deklaratë.
Ne do ta mbajmë atë (Arabia Saudite) përgjegjës për atë që këto grupe po
marrin përkrahje në aspektin e mbështetjes financiare dhe morale.
Qeveria Saudite është përgjegjëse
për krimet e rrezikshme të kryera nga këto grupe terroriste, vazhdoi
deklarata.
Të hënën, Arabia Saudite dhe Katari
fajësuan politikat sektare nga qeveria e Irakut për trazirat që kanë
përfshirë vendin.
Trazirat nuk mund të kishin ndodhur
po të mos ishin politikat sektare dhe përjashtuese të zbatuara nga Iraku gjatë
viteve të fundit të cilat e kërcënonin stabilitetin dhe sovranitetin e tij,
tha qeveria saudite në një deklaratë.
Në muajin mars, Nuri al-Maliki ka akuzuar se Arabia Saudite dhe Katari e përkrahin terrorizmin në Irak.