Qytetarët e Gjenevës bashkohen me bahrejnasit në protestë pranë OKB
Protesta ishte në fund të javës së parë të sesionit të 26-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, por edhe më shumë ngjarje rreth Bahrejnit janë planifikuar gjatë ditëve të ardhshme.
Rreth 60 persona, bahrejnas dhe
banorë lokalë, kanë marrë pjesë në një protestë sot pranë Këshillit të të
Drejtave të Njeriut të OKB në Gjenevë.
Protestuesit thërrisnin Bahrejni i lirë, Liri Bahrejnit”. “ Të ndalen vrasjet në Bahrein dhe Fund torturave në Bahrein. Ndër të pranishmit ishte një deputet që ka dhënë dorëheqje, deputetë, avokatë, veprimtarë për të drejtat e njeriut dhe aktivistë, si dhe Sejjid Mexhid Al Misha'al, Kryetari i Këshillit të Dijetarëve Islam të Bahrejnit. Por, shumica e pjesëmarrësve në protestë ishin anëtarët vendorë të komunitetit me prejardhje të ndryshme.
Sejjid Hadi Almusavi, një deputet i
cili ka dhënë dorëheqjen, nga Shoqata
Kombëtare Islamike, tha, Ne jemi të kënaqur kur shohim kaq shumë njerëz të pranishëm nga komuniteti
lokal të cilët u bashkuan me protestën
tonë duke bërë thirrje për të drejtat e njeriut dhe të demokracisë në
Bahrejn.
Shejh Maytham Al Selman, Shef i
Njësisë për Lirinë e Fesë në Observatorin
për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn, iu drejtua protestuesve duke i
falënderuar ata për mbështetjen dhe informimin, sa mirënjohës mirënjohës është populli i
Bahrejnit për solidaritetin e juaj.
Protesta ishte në fund të javës së parë të sesionit të 26-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, por edhe më shumë ngjarje rreth Bahrejnit janë planifikuar gjatë ditëve të ardhshme.