Filloi veprimtarinë qendra për Kur'an dhe Hadith në Madagaskar
Zyra e Përfaqësuesit të Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Madagaskar ka hapur një Qendër për Kur’an dhe Hadith në këtë vend të Afrikës.
Sipas kryetarit të zyres, Huxhet-ul-Islam
Ismail Pirnia, Qendra ka për qëllim promovimin e Kulturës Kur'anore, njohjen me
Librin e Shenjtë, Kur’anin, në mesin e popullatës lokale dhe studentëve të Seminarit,
dhe ofrimin e këshillave Kur'anore, njoftoi dega e agjencisë IKNA në Afrikën e
Jugore.
Huxhetul Islam Pirnia vuri në dukje
se një numër i figurave sunnite, si dhe banorët myslimanë shi’i, Ithnat Ashari, të rajonit dhe studentët e Seminarit
të Hz. Masoumeh ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së qendrës.
Në Ishullin e Madagaskarit
fillimisht u vendosën myslimanët emigrantët nga Indonezia që në shekullin e
dhjetë. Feja Islame këtu është themeluar me shekuj.
Sot, në Madagaskar jetojnë rreth 250.000
myslimanë, që përbëjnë 10 përqind të popullsisë.