Turqi

U thyen që të dyja këmbët e projektit të Neo Otomanizmit

Njëri nga akademikët e njohur të Libanit Dr. Muhammed Nureddin e vizitoi YDH-në. Dr. Muhammed Nureddini si njëri ndër specialistët qëndrimeve të të cilit medat arabe i mbështeten në kohën kur ndodh ndonjë aktualitet në lidhje me Turqinë, pranë identitetit të tij si akademik shkruan shkrime përveq gazetës Es Sefir që botohet në Liban edhe në gazetat tjera të shteteve të Gjirit. Gjersa e gjetëm kryetarin e Qendrës për Kërkime Strategjike të Libanit Dr. Muhammed Nureddin i cili ka arhur në shtetin tonë për të bërë kërkime në temat e rezistencës politike që është duke u përjetuar në Turqi, zgjedhjeve lokale dhe presidenciale edhe ne folëm me të lidhur me përceptimin e botës arabe ndaj Turqisë së udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe regjionin.

 

-Si ishte dhe është përceptimi në botën arabe ndaj Turqisë nën udhëheqjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim? Nëse është bërë ndonjë ndryshim, çka është arsyeja e këtij ndryshimi? 

 

-Sikurse edhe e dimë të gjithë në periudhën e luftës së ftohtë Turqia ishte pjesë e aksit të perëndimit dhe Izraelit. Turqia e kishte një qëndrim edhe kundër komunizmit edhe kundër lëvizjeve arabe për çlirim. Për këtë arsye në atë periudhë në komunitetin arab Turqia e kishte një imazh shumë negativ. Turqia kishte hyrë në NATO, ishte kundër Xhemal Abdul-Nasrit, ishte kundër pavarësisë së Algjerisë. Edhe pas përfundimit të luftës së ftohtë u rrit niveli i marrëdhënieve Turqi-Izrael.

 

-Pse Turqia ishte tërheqëse për arabët?

 

-Kur erdhi AK Partia në vitin 2002, me politikën e re të jashtme ia fitoi Turqisë një imazh të ri. Padyshim se kjo politikë e re e jashtme dhe ky imazh i ri në vitet e para të AK Partisë d.m.th ndërmjet viteve 2002 dhe 2010 ishte për të mirën e përfitimeve edhe të Turqisë edhe të botës arabe. Natyrisht në botën arabe kjo politikë u mirëprit. 

 

Bota arabe e përkrahu këtë politikë të re të Turqisë; sepse Turqia ishte një shtet aleat i Izraelit dhe ky status ndoshta nuk do të ndryshonte, mirëpo edhe meqë Turqia nuk kalonte nga radha e kundërshtarit në radhën e mikut së paku kalonte në një pozitë neutrale. Kjo në aspektin e sigurisë së botës arabe ishte një gjë pozitive. Për këtë arsye marrëdhëniet turko-arabe arritën në një nivel të lartë. Siria, Libani, Iraku, Egjipti, shtetet e Gjirit dhe edhe meqë nuk është një shtet arab për arsye se është një shtet i regjionit Irani lidhën marrëdhënie shumë të mira me Turqinë.

 

U hoqën vizat, u nënshkruan marrëveshjet e tregut të lirë, me Irakun dhe Sirinë u themeluan këshillet e larta strategjike në nivel politik.

 

Kur doli në shesh “Pranvera arabe”, kryesisht edhe kur ia nisi kriza e Sirisë këto marrëdhënie filluan të shuhen. Ndryshimi i Turqisë filloi në krizën e Sirisë. Arsyet e vërteta të ndryshimit të politikave të jashtme të Turqisë ndoshta nuk ishin të përcaktuara në etapën e parë; mirëpo filluan të skjaroheshin me ngjarjet e përjetuara. Arsyet e këtyre ndryshimeve mund t`i rendisim në disa mënyra. 

 

E para, thëniet e qeverisjes së AK Partisë për “Neo Otomanizmin”… Kur e pyetën Erdoganin se “Pse po mirreni kaq shumë me Sirinë?” ai tha kështu: “Përgjigjja është e thjeshtë, sepse ne nuk jemi vetëm nipat e osmanlinjëve por të selçukëve dhe osmanlinjëve. Ne jemi pronarët e kulturës selçuke dhe osmane.” D.m.th Erdogani mbështetej në histori. Mirëpo kjo thënie e neootomanizmit, nuk ishte një gjë e nisur me krizën siriane. Ky mendim egzistonte edhe më parë; mirëpo nuk ishte kaq i hapur dhe i theksuar.

·  A ishte ky mendim në planin e pasmë edhe gjersa ishin marrëdhëniet e mira me Sirinë? Sepse Ankaraja aleatëve perëndimore i thoshte që themelonte marrëdhënie të mira me Shamin(Damaskun) “për ta shkëputur Sirinë nga Irani dhe për ta fituar atë në sistem“. 

·  Padyshim se egzistonte qëllimi i shkëputjes së Sirisë nga Irani; mirëpo sipas meje projekti i Turqisë ishte për një afat më të gjatë dhe më përfshirës. Padyshim se Turqia është aleat i perëndimit; mirëpo në të njejtën kohë Turqia e ka personalitetin e vet dhe projektin e vet, Turqia nuk është një shtet i rëndomtë. Turqia është një shtet i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, ishte një shtet që kishte themeluar perandori në hstori. Për këtë arsye Turqia e mori guximin e formimit të projektit të perandorisë së vetë. 

·   Davutoglu në një prononcim që ia dha Washington Post-it në vitin 2007 ose 2008 tha: Anglia për momentin është duke qenë lidere e Komonveltit. D.m.th. është lidere e shteteve kolonizatore e të cilave ka qenë dhe që flasin anglisht, atëherë pse Turqia tani të mos jetë lidere e gjeografisë osmane. D.m.th. që mentaliteti i neo otomanizmit egzistonte edhe më parë. Kriza e Sirisë e formoi një rast për projektin e AK Partisë. 

 

KRIZA SIRIANE U PA SI NJË RAST PËR PROJEKTIN E NEO OTOMANIZMIT

 

Më duket se ishte 25 prilli 2010, Ahmet Davutoglu e mbajti një fjalim në Kuvend. Shumë analistë turq këtë fjalim e vlerësuan si një fjalim osman. Davutoglu në atë fjalim tha “Ne jemi prijësit e ndryshimit në Lindjen e Mesme. Ne jemi duke e përcakëtuar mënyrën e ndryshimit në Lindjen e Mesme”. Në atë fjalim veçanërisht e tha fjalën e tij të famshme në formën “Turqia është një shtet kurdisëse e lojës edhe në Lindjen e Mesme edhe në Botë”. 

 

Para pranverës arabe në Lindjen e Mesme ishin dy kurdisës themelor të lojës: Irani dhe Turqia… Egjipti ishte jashtë loje, Arabia Saudite nuk ishte në gjendje që ta lozte këtë lojë. Në kohën kur ia nisi kriza siriane AK Partia me projektin e saj deshi që ta thente këtë balanc dypalësh. D.m.th. ne do të tërhiqemi nga të udhëhequrit e Lindjes së Mesme së bashku me Iranin, menduan se vetëm ne duhet ta udhëheqim Lindjen e Mesme dhe për të arritur te ky qëllim tentuan ta neutralizojnë aktorin tjetër. 

Kjo nuk mund të ndodhte para Pranverës Arabe”, përkundrazi në ate kohë Turqia kishte shumë marrëdhënie të mira me Iranin, Irakun, Libanin, Sirinë. E kishin një qëndrim shumë pozitiv përballë shiive. P.sh. Erdogani shkoi në ceremoninë e Ashurës në Stamboll dhe atje mbajti fjalim. U takua me Ajetullah Sistanin në Irak. Turqia e gjeti rastin e pritur me krizën në Siri. Menduan se ne e rrëzojmë hallkën më të rëndësishme të këtij aksi qeverinë siriane mund ta thejmë këtë aks.

 

U THYEN TË DYJA KËMBËT E PROJEKTIT TË TURQISË

 

Mirëpo ky mendim falimentoi; sepse udhëheqja i mbeti Sirisë, përkundrazi fronti opozitar u copëtua. Kjo është arsyeja e parë se përse Turqia e ndryshoi politikën e jashtme. Nga ana tjetër  pjesa tjetër e botës arabe e njohur si “aksi i urtësisë”, d.m.th. shtetet e Gjirit, Arabia Saudite dhe Egjipti i Mubarakut ishin një problem tjetër. D.m.th. lufta e Erdoganit ishte kundër edhe aksit të rezistencës së Iranit edhe “aksit të të urtëve”. Shtylla e parë e projektit të Turqisë është në Siri, u thye edhe shtylla e dytë në Egjipt dhe në Tunizi për t`i bërë udhëheqës Vëllezërit Musliman në shtetet sunnite arabe dhe për t`i udhëhequr nga aty. Ky projekt një kohë u duk se ishte i suksesshëm; mirëpo pas ndryshimeve në Egjipt dhe në Tunizi u thye edhe shtylla e dytë e projektit të Turqisë. Rrjedhimisht sipas meje projekti i Turqisë përfundoi në formë ireversibile [të pakthyeshme]. Turqia për momentin është në gjendje të një shteti të izoluar, nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë shtet në Lindjen e Mesme, përveqëse me Katarin. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, për momentin nuk do të ishte i pranueshëm në asnjë kryeqytet përveq Katarit.

 

IMAZHET E REJA QË AK PARTIA IA PËRFITOI TURQISË: MEDHHEBIZMI DHE TERRORIZMI

 

Për momentin Turqia e ka një imazh shumë të keq, e para e ka një imazh “”terrorist” që e përkrahë Al-Kaidën, Nusran, ISID-in. Dhe e dyta e ka një imazh “medhhebist”. Erdogani dhe të tjerët vazhdimisht flasin kundër shiive. Padyshim se këto janë shumë dëshpëruese… E treta është imazhi i “neo otomanizmit”. E katërta Turqia nuk dëshiron bashkëpunim në Lindjen e Mesme, dëshiron ta themelojë një sistem në të cilin do të jetë udhëheqëse apo do ta kontrollojë vetë. Turqia është një shtet anëtare e NATO-s, Davutoglu apo të tjerët vazhdimisht thonë “Kufijtë e Turqisë janë kufijtë e NATO-s”. Kjo ia jep një imazh shumë të keq nje shteti të madh musliman sikurse Turqia. Fjala se kufijtë e Turqisë janë kufijtë e NATO-s është një fjalë shumë e pafat. 

 

-Mirëpo rolin e udhëheqjes së Turqisë e cila zgjon pakënaqësi në tërësinë e botës arabe, a jane duke e pranuar Vëllezërit Musliman?

 

-Sipas meje po, Vëllezërit Musliman edhe meqë rreth 60-70 vite kishin aktivitete sociale dhe ekonomike nuk kishin mundur të vinin në pushtet. Pranvera arabe nga këndvështrimi i Vëllezërve Musliman krijoi nje rast të artë. Në këto çarqe për të arritur deri tek pushteti ishin në gjendje që të bashkëpunonin edhe me djallin. Mirëpo Vëllezërit Musliman zgjonin frikë dhe eufori veçanërisht brenda shoqërive sunnite. Pas grushtshtetit të Sisit kjo doli në shesh haptazi. Shtetet e Gjirit frikësohen shumë nga Vëllezërit Musliman. Përveq Katarit asnjë shtet arab nuk është duke marrë pjesë afër Vëllezërve Musliman. Mirepo edhe roli i Katarit është i përkohshëm, një rol jo i natyrshëm dhe që nuk ka themele. Për këtë arsye nga kënvështrimi i Vëllezërve Musliman ishte shumë e rëndësishme të merrnin përkrahje nga Turqia. Sepse Turqia është një shtet i madh , ka marrëdhënie të mira me perëndimin. Kjo është njëra ndër arsyet e rëndësishme të afërsisë së Vëllezërve Musliman me Turqinë. Mursi i tha Perezit “miku im i besueshëm”, për Vëllezërit Musliman nuk ekziston ndonjë shtet tjetër që t`i afrojë ata me perëndimin. 

 

Edhe Turqia sinqerisht është duke i përkrahur Vëllezërit Musliman; sepse është duke ditur se ata janë në duar të saj. D.m.th. janë në fjalë përfitimet e përbashkëta.

 

-Unë kisha pyetur nga ky kënd, nëse do të bëheshin të suksesshëm Vëllezërit Musliman në Egjipt dhe nëse Egjiptin do ta bënin një shtet Ihvan; a do ta pranonte Egjipti edhe atëherë udhëheqësinë e Turqisë?

 

-Roli i Egjiptit gjatë historisë ka qenë shumë i mbështjellur. Egjipti nuk e zotëron një histori njëkahëshe. Historikisht Egjipti është një shtet faraonian. Egjipti është shteti më i madh arab. Egjipti është shtet mesdhetar. Egjipti është shtet i Afrikës. Egjipti është zemra e botës arabe. Egjipti ka në kufinjë Palestinën. Kur erdhi Abdul Nasri i vendosi tri korniza. Egjipti është edhe një shtet musliman, edhe shtet afrikan edhe shtet arab. Për këtë arsye asnjë udhëheqje nuk mund ta drejtojë Egjiptin kundër historisë së vetë. Egjipti nuk mund të jetë i mvarur nga Irani, Arabia Saudite, Turqia apo ndonjë shtet tjetër.  Vëllezërit Musliman kur erdhën në pushtet e bënë një gabim shumë të madh. Ndoshta edhe me ndikimin e AK Partisë menduan se do ta ndryshonin pozitën strategjike të Egjiptit. Mirëpo u bënë të pasuksesshëm. Egjipti është një shtet musliman; mirëpo shoqëria rrënjësisht nuk është fetare. Egjipti me Izraelin e bëri marrëveshjen e Kamp David dhe sikurse Turqia ka marrëdhënie me Izraelin; mirëpo brenda shoqërisë egziston urrejtje ndaj Izraelit. Për këtë arsye Egjipti ose do ta luaj rolin e tij arab, afrikan, musliman, Egjiptin nuk është i mundëshëm tëudhëhiqet ndryshe. 

 

Vëllezërit Musliman deshën ta bënin Egjiptin sikurse veten e tyre; d.m.th. deshën ta Ihvanizojnë Egjiptin; u munduan ta bëjnë kushtetutën, ligjet sipas kësaj; mirëpo u pa që Egjipti është më i madh se Vëllezërit Musliman. Lëvizi ushtria, lëvizi populli dhe tha që Egjipti nuk është vetëm i Vëllezërve Musliman por i tërë Egjiptit. 

 

-Sipas jush Turqia pse nuk i tha asgjë Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera të Gjirit të cilat haptazi e përkrahnin grushtshtetin gjersa e fajësonte perëndimin për përkrahjen e revolucionit gjatë rrëzimit të udhëheqjes së Vëllezërve Musliman?

 

-Së pari duhet skjaruar që konkurenca e Arabisë Saudite me Vëllezërit Musliman nuk është e ndërlidhur aq shumë me Turqinë. Kjo është një konkurencë brenda botës sunnite dhe nuk është e re. Lidhur me pyetjen tuaj mund të thuhen disa arsye. E para Arabia Saudite është lidhësja që i bashkon në një pikë Katarin dhe Turqinë, janë kundër Sirisë. Kushdo që është kundër udhëheqjes siriane Turqia merr pjesë pranë saj. 

Egjipti nuk e lozi një rol të ndikueshëm në Siri, Mursi bëri disa ngritje; mirëpo në praktikë ndikimi i Egjiptit në çështjen e Sirisë nuk ekziston fare apo është shumë pak. Mirëpo roli i Arabisë Saudite është shumë i rëndësishëm. Rrjedhimisht u mbrojt bashkëpunimi me shtetet që nuk ndryshuan qëndrimin në çështjen e Sirisë. Në fajësimin e Arabisë Saudite nga Turqia njëra nga arsyet është çështja e Sirisë.

 

Arsyeja e dytë është se njërën nga këmbët e AK Partisë e përbëjnë thesaret e Gjirit. Shtetet e Gjirit bënë investime me miliarda dollarë në Turqi. Padyshim se disa shtete i ndaluan investimet sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe. 

 

-Ashtu është?

 

-Padyshim EBA kishte planifikuar 13 miliard dollarë investime në Turqi; mirëpo e ndaloi këtë.

 

-Për arsye të qëndrimeve të Turqisë ndaj Egjiptit, d.m.th. për arsye politike?

 

-Po, për shkak të Egjiptit dhe arsyeve politike… Mirëpo me gjithë këto Arabia Saudite është duke e përkrahur edhe drejtimin fetar edhe atë ekonomik të AK Partisë. Sipas meje edhe kjo është një arsye e rëndësishme. D.m.th. është duke vazhduar nevoja e Erdoganit për shtetet e Gjirit dhe e tyre ndaj Erdganit. Janë duke vepruar së bashku ndaj një kundërshtari të përbashkët sikurse udhëheqja siriane dhe ndaj një rreziku të përbashkët kundër Iranit, sipas meje për këtë arsye Erdogani heshti ndaj shteteve të Gjirit. 

 

-Kuptohet se nuk i ka mbetur besimi i Iranit, Irakut, Sirisë, Egjiptit ndaj Turqisë; mirëpo a ekziston besimi ndaj Turqisë i shteteve të tjera të Gjirit përveç Katarit p.sh. i Tunizisë?

 

-Neo otomanizmi i shqetëson të gjithë. Dolën ca shkrime në Arabinë Saudite. Në këto shkrime u tërhoq vëmendja për rrezikun e neo otomanizmit. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Turqinë; mirëpo u tha që duhet të jetë në një mënyrë të larguar nga ideologjia osmane.

 

Sipas meje nëse Turqia do të largohet nga ky dimension ideologjik në politikën e jashtme mund të fitojë besim. Mirëpo momentalisht është vështirë. Propaganda kundër Turqisë është në nivel të lartë sikurse në Arabinë Saudite edhe në EBA. Largimi i këtyre paragjykimeve nuk është i mundshëm në një kohë të afërt. 

 

-Gazeta el-Arab që botohet në Londër, shkroi se lideri i partisë Nahda në Tunizi Rashid el-Ganushi dha deklarata kritikuese ndaj liderëve të Vëllezërve Musliman në Turqi dhe në Egjipt; mirëpo më pastaj me trysninë e Katarit dhe Turqisë i përgënjeshtroi këto deklarata. Dje ju ishit në Tunizi, si është këndvështrimi i Nahda-s ndaj Turqisë? A është duke e parë Turqinë si model sikurse Vëllezërit Musliman në Egjipt?

 

-Në fillim qëllimi i parë në Tunizi ishte rrëzimi i regjimit të vjetër. Pasiqë u rrëzua regjimi Nahda në fillim në Tunizi bëri propagandën e një “modeli turk”. Mirëpo më pastaj filluan kundërshtimet ndaj këtij modeli. Kohëve të fundit egziston një kundërshtim i përgjithëshëm ndaj Nahda-s.

 

-Atëherë nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja a nuk do të fitonte Nahda?

 

-Shumë njerëz thonë se nuk do të fitonte; mirëpo edhe nëse do të fitonte nuk do ta merrte shumicën. Mbeti që fitimi i Nahda-s nuk është shumë me rëndësi; tunizianët thonë që për momentin me rëndësi është kushtetuta e re. Kushtetuta e re nuk është një kushtetutë fetare. Më nuk bëjnë fjalë për modelin turk por për modelin tunizian. Tani në Tunizi ekziston një kushtetutë laike me respekt të plotë ndaj fesë. 

 

Rrjedhimisht edhe nëse do të fitoje Nahda do të veprojë sipas kësaj kushtetute. D.m.th. nuk është e mundshme që rishtazi të themelohet një shtet fetar. Sipas një mendimi tjetër Nahda edhe nëse do të bëhet partia e parë ose e dytë nuk do të vijë në pozitë më vete. U hoq ndalesa që i aplikohej zyrtarëve të regjimit të vjetër. D.m.th. zyrtarët e regjimit të vjetër mund të hyjnë në zgjedhje. Rrjedhimisht nga zgjedhjet do të dalin dy parti edhe Nahda edhe partia e regjimit të vjetër. Egziston një qëndrim i përgjithshëm, që Tunizia shpëtoi nga Nahda. Thonë që është i gabuar ndalimi i Nahda-s dhe se çdo kush duhet të jetë i lirë dhe thonë që Tunizia duhet të vazhdojë me një kushtetutë laike por që ka rrespekt ndaj fesë. 

 

Mirëpo nga udhëheqja e Nahda-s nuk e dëgjuam një politikë ekstremiste islame sikurse në Egjipt. Nahda nuk e themeloi një udhëheqje që ndërhyn në jetën private të popullit. Gjersa Rashid el-Ganushi iu përgjigj një gazetari i cili duke potencuar rëndësinë e turizmit për ekonominë e Tunizisë e pyeti se kur do të vini në pushtet a do t`i mbyllni plazhet, ai duke e dhënë shembull Turqinë “edhe në Turqi ekziston një udhëheqje islamiste mirëpo plazhet janë të lira”. Prej nga rrjedh ky kundërshtim ndaj Nahda-s?

 

-Në botën arabe ekziston një dyshim i madh ndaj partive fetare. Këtë e tregon edhe përvoja e Vëllezërve Musliman në Egjipt. Vëllezërit Musliman pretenduan ta ihvanizojnë Egjiptin për një vit. Në përfundim në Egjipt u bë revolucioni dhe kjo përvojë nuk ishte pozitive. Rashid el-Ganushi në Tunizi si një mendimtarë është pak më ndryshe. Mirëpo kushtetuta e Tunizisë pas revolucionit ishte një kushtetutë që mund të njihet si më e afërt ndaj fesë.

 

PËRVOJA E AK PARTISË DHE IHVANËVE NGJALLË FRIKË

 

Në Tunizi ekzistojnë dyshimet e thella, p.sh. ta mendojmë Turqinë, AK Partia e ndryshoi politikën e jashtme të Turqisë. Edhe AK Partia në fillim e mori përkrahjen e të gjitha shtresave të popullit. Liberalët, të majtët, kurdët etj.i dhanë përkrahje mbase u mundua t`i zgjerojë liritë dhe ta largojë mbisundimin ushtarak. Mirëpo çka u bë më vonë? AK Partia i ngriti të gjitha këto përfitime dhe u bë një qeveri totalitare.

 

Rrjedhimisht edhe përvoja e AK Partisë edhe përvoja e Vëllezërve Musliman në Egjipt nga këndvështrimi i tunizianëve nuk shihet pozitivisht. Tunizianët të cilët thonë se këta ishin diçka pastaj u bënë diçka tjetër theksojnë se e njëjta do të bëhet edhe me Nahda-në. Njëri ndër liderët e vjetër të Nahda-s Hamadi Xhibali në një fjalim të tij në Tunizi bëri fjalë për halifin e 6-të.

 

-Çka pretendoi me halifin e 6-të?

 

-Pretendoi se hilafeti islam mbas Ebubekrit, Omerit, Osmanit, Aliut dhe Omer Bin Abdulazizit do të themelohet me Nahda-në. Nahda ndoshta nuk e hodhi një hap aq regresiv sikurse u bë në Egjipt; mirëpo i dha disa shenja.

 

-Atëherë në përfundim të ju pyes për Libanin. Ekziston një amulli në Liban për zgjedhjen e presidentit të ri. Flitet se do të bëhet një kompromis lidhur me Mishel Aunin. A do të arrijnë në kompromis 14 marsistët lidhur me Mishel Aunin. 

 

-Së pari ta tregoj këtë që, në Liban presidenca nuk është shumë me rëndësi. Kushdo që të bëhet kompetencat e presidentit janë shumë të kufizuara. Kjo mund të shihet e rëndësishme vetëm si një pozitë dhe mund të bëhen disa propaganda; p.sh. mund të flas diçka kundër Hizbullahut dhe mund të bëjë zhurmë; mirëpo në praktikë nuk do ta ketë asnjë ndikim. Hallka më e dobët e udhëheqjes në Liban është presidenca.

 

Sikurse që dihet në Liban ekziston një aleancë politike. 8 marsistët dhe 14 marsistët. Rëndësia e këtyre të dyjave përafërsisht është e njejtë. Një president që është kundër njërës nga këto nuk mund ta udhëheqë shtetin. Nuk mund të bëhet president një emër që nuk e dëshiron njëra nga këto dy frontet. Për këtë arsye as Mishel Auni e as Semir Ca`Ca, apo thënë më ndryshe nuk do të mund të bëhet president ndonjëri që është anëtarë i njërës nga këto dy fronte. Për këtë arsye edhe janë duke e kërkuar një emër që nuk është nga të dyja frontet, të paanëshëm dhe neutral, thënë më ndryshe të pafuqishëm.

 

-Atëherë a mund të bëhet fjalë për zgjatje të afatit për Mishel Sulejmanin sikurse që u bë për Emil Lahudin?

 

-Jo Mishel Sulejmani përfundoi. Ato që i thamë më parë janë të vlefshme edhe për Sulejmanin. Një front nëse i del kundër një emri ai nuk mund të bëhet president. 8 marsistët nuk e dëshirojnë Mishel Sulejmanin. Mishel Sulejmani nuk e ka një zgjidhje tjetër përveçëse të shkojë në shtepinë e tij më 25 maj në ora 12:00.

 

-Atëherë nëse nuk do të zgjidhet i riu deri më 25 maj çka do të bëhet?

 

-Në këtë gjendje kompetencat e presidencës sipas kushtetutës i kalojnë qeverisë. Rrjedhimisht sipas kushtetutës nuk formohet një zbraztësi.

 

-Atëherë ju cilin e shihni më favorit? 8 marsistët a e shpallën ndonjë kandidat?

 

-Jo, 8 marsistët nuk e shpallën as Mishel Aunin si kandidat. Vetëm 14 marsistët e shpallën Semir Ca`Ca-në; mirëpo edhe kjo padyshim se është një lojë dhe nuk është serioze. Janë disa emra, p.sh. mund të bëhet gjenerali i ushtrisë Jan Kahveci. Nëse në Liban do të bëhej një aktualitet lidhur me luftën kundër terrorizmit shansa e Kahvecit është e madhe. Është njëri që është i pranuar nga të gjitha grupet.

 

Ndërkohë janë edhe dy emra, njëri nga këta është ish-ministri i Punëve të Jashtme Jan Ubejdi. Në këto kohëra emri i tij del më përpara. Edhe kryetari i Bankës Qendrore Rijad Selame është njëri ndër emrat favoritë. Selame e udhëhoqi ekonominë e Libanit në formë të mirë. Ekonominë e Libanit nuk e udhëhoqi as qeveria, as presidenti dhe as kuvendi por ai. Edhe meqë është një emër që është i afërt me 14 marsistët është një njeri që i besohet, Hizbullahu në çështjen e presidencës hedh kushtin që të mos jetë kundër rezistencës. D.m.th. mund të mos jetë pranë rezistencës; mirëpo thotë se nuk duhet të jetë kundër. Ndoshta në çastet e fundit mund të dale një emër misterioz; mirëpo sidoçoftë padyshim se do të zgjidhet dikush i paanëshëm.

 

Mishel Sulejmani kur u zgjodh ne fillim ishte i paanëshëm; mirëpo më pas njësoj sikurse Erdogani në krizën e Sirisë mendoi se do të rrëzohej udhëheqja siriane dhe foli kundër Sirisë. Sipas vehtes së tij mendoi se edhe meqë do të prisheshin balancet e brendshme, qëndrimi i Arabisë Saudite do të ishte përcakëtues. Edhe ai bëri gabim sikurse Erdogani.

 

Hizbullahu ishte kritikuar brenda Libanit për shkak të ndërhyrjes në Siri dhe ishte akuzuar për bartje të krizës siriane në Liban. Mirëpo disa javë më parë ministri i brendshëm 14 marsistë Nohad Mashnuk në mbledhjen e sigurisë në të cilën e kishte ftuar edhe përfaqësuesin e Hizbullahut Refik Safane kërkoi ndihmë nga Hizbullahu në luftën kundër terrorizmit. 

 

-A u bë ndonjë ndryshim i qëndrimit në Liban ndaj Hizbullahut lidhur me çështjen e Sirisë?

 

-Kriza siriane nuk është vetëm një krizë vendore. Kjo është një krizë regjionale, ndërkombëtare. Që nga Çeçenia e deri në Afghanistan të gjithë hynë në Siri, morën pjesë në këtë luftë. Shumica nga këta u bashkangjitën duke kaluar mbi Turqinë. Nga ky këndvështrim hyrja e Hizbullahut në Siri është plotësisht normale. Përveç kësaj Hizbullahu është aktori që hyri në Siri mbas të gjithëve, i fundit.

 

Shkuarja e Hizbullahut në Siri, ishte shumë me rëndësi si për Libanin ashtu edhe për regjionin. Sepse nëse ky projekt do të bëhej i suksesshëm Libani do të jetë shteti i parë që do të hyjë nën rrezikun e tekfircave. Hyrja e Hizbullahut në Siri e mbrojti Libanin. Ende ekzistojnë kritikat në drejtim të Hizbullahut; mirëpo tani më pak.

 

Kjo është një e vërtetë që Hizbullahu nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Sirisë. Më parë fronti i 14 marsit kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në qeveri të njejtë me Hizbullahun përderisa Hizbullahu nuk do të tërhiqet nga Siria. Mirëpo tani është një qeveri në të cilën merr pjesë edhe Hizbullahu, që deklaron me programin e tij se e njeh Rezistencën dhe edhe ata hyjnë brenda kësaj qeverie. 

 

Burimi: YDH