Kuriozitete: Vajza 6-vjeçare, hafizja më e re e Kur'anit në Emiratet e Bashkuara Arabe
Maisan Yahya Muhammedi është një vajzë gjashtëvjeçare e cila e ka mësuar gjithë Kur’anin përmendësh.
Vajza, e cila do të shkojë në shkollë vitin e ardhshëm, tani është hafizja më e re e Kur'anit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nëna e saj thotë se ajo filloi për të mësuar përmendësh Librin e Shenjtë në moshën tri vjeçare, duke marrë pjesë në klasat kur’anore në Sharjah.
Ajo tha se vajza e saj ndoqi Garat e Kur'anit të Shejh Zayed disa muaj më vonë dhe zuri vendib e shtatë në memorizim.
Në atë kohë, ajo kishte mësuar dy pjesë të Kur'anit përmendësh, vuri në dukje ajo.
Kur'ani i Shenjtë është teksti i vetëm fetar që memorizohet nga ndjekësit e tij.
Njerëz të shumtë në çdo komunitet musliman e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.
Kur'ani ka 30 pjesë (pjesë), 114 sure (kapituj) dhe 6,236 ajete apo versete.
Burimi: IQNA